E-Diaspora
Piktorja Valentina Marevci hap sot ekspozitën e saj në Bernë
Interesimi i artdashësve, e ka sjellë piktoren Valentina Marevci nga Kosova në Zvicër me një ekspozitë të radhës.
E lindur në Kosovë, ku edhe jeton dhe studion, Marevci po sjell ekspozitën e 10 personale me radhë ndërsa ka marrë pjesë edhe në ekspozita kolektive.
Ajo tani sërish po vjen me një ekspozitë tjetër.
Fjala është për ekspozitën “Kurrë mos harro nga ke ardhur!”. Kjo është ekspozita e saj e tretë personale me radhë në Zvicër, e kompozuar me 40 piktura të punuara në vaj.
Piktorja Merovci ka thënë për albinfo.ch se qëllimi i kësaj ekspozite është t`u thotë të tjerëve që mos të harrojnë asnjëherë se nga kanë ardhur dhe si janë bërë të suksesshëm.
“Fjala është që të mos harrojmë traditat dhe kulturën tonë. Të mos harrojmë çfarë neve na ka bërë këta që jemi edhe nëse sa do pak sukses kemi arritur, atë të pasurisë profesionale, artistike dhe më e veçanta ngritja shpirtërore e morale”, tha Marevci për albinfo.ch.
Sipas saj, e gjithë ngritja profesionale, artistike e morale është rezultat i punës dhe vlerave familjare.
“Është rezultat i vlerave familjare, i nënave tona, sakrificës që ato kanë bërë për ne dhe sot ne jemi këtu si rezultat i punës së tyre”, shton tutje ajo duke treguar se ekspozitën ia dedikon nënës së saj të ndjerë.
Tematika e pikturave të Valentinës është e ndryshme dhe ka një cikël të fundit që është realizuar me “kasnaket”, veglat në të cilat kanë qëndisur nënat dhe që janë simbol tradicional.
Ekspozita “Kurrë mos harro nga ke ardhur” do të qëndrojë e hapur për 14 ditë në Ambasadën e Kosovës në Bernë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqiptarët, mes akuzave dhe realitetit: Çfarë po ndodh në Vernier? Hetimet rreth parregullsive në votim janë ende në vazhdim dhe deri tani nuk ka asnjë person,... -
Suedi
Festa Kombëtare e Shqipërisë nderohet me aktivitete kulturore në Suedi -
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje













