Kosova
OKB-ja e shqetësuar me tensionet në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është shprehur i shqetësuar në lidhje me tensionet mes Kosovës e Serbisë dhe ka bërë apel tek të dyja palët që të përmbahen nga deklaratat dhe provokimet nxitëse që mund të provokojnë rrëmujë dhe ka kërkuar që, pa vonesë, të heqin të gjitha barrierat për vazhdim të dialogut.
“Tensionet serioze mes Beogradit dhe Prishtinës edhe më tej paraqesin barriera për vazhdim të dialogut produktiv dhe nxisin shqetësim mes zyrtarëve lokalë dhe ndërkombëtarë për shkak të përkeqësimit të mundshëm të stabilitetit”, thuhet, sipas “FoNet”-it, në raportin e ri të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për gjendjen në Kosovë, i cili do të trajtohet më 10 qershor në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
Duke kërkuar që të hiqen barrierat për vazhdim të dialogut, Guterres ka thënë se taksat ndaj mallrave nga Serbia janë ende në fuqi, sikurse edhe paralajmërimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për kundër-masa ndaj Prishtinës nëse nuk hiqet taksa.
Guterres ka theksuar se nga raportimi i tij i fundit, nuk është zhvilluar asnjë takim mes përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë nën udhëheqjen e BE-së, ndonëse në fund të prillit dy palët u takuan në samitin e Berlinit të organizuar nga Gjermania dhe Franca.
Shefi i OKB-së thotë se nga raporti i tij i fundit, rrjedhimisht në gjashtë muajt e fundit, “në Kosovë janë kthyer 43 persona, nga të cilët 34 janë serbë”.
Theksohet po ashtu se në gjashtë muajt e fundit kanë ndodhur disa incidente në vendbanimet me etni të përziera.
Nga miratimi i Rezolutës 1244 të KS të OKB-së më 1999, Këshilli i Sigurimit ka zhvilluar nga katër seanca në vit për Kosovën, por, me kërkesë të SHBA-së dhe Britanisë, raportimet e ardhshme do të jenë dy herë në vit.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













