Lifestyle
Rihanna, këngëtarja më e pasur në botë
Rihanna është shpallur këngëtarja më e pasur në botë.
Një klasifikim i revistës “Forbs” thotë se të ardhurat e këngëtares arrijnë në rreth 530 milionë euro. Ndërkohë, në listën prestigjoze bie në sy edhe rritja e numrit të grave miliardere.
Famë dhe bukuri, por jo vetëm. Rihanna është edhe artistja grua më e pasur në botë. Kështu thotë një klasifikim i hartuar nga revista “Forbes”, që rendit gratë me të ardhura më të larta të Amerikës. Vetëm 31 vjeç, këngëtarja nga ishujt Barbados është renditur në pozicionin e 37-të, me një pasuri të llogaritur rreth 530 milionë euro, duke lënë pas kolege si Madona, që nuk i kalon 500 milionët, Celine Dion me 400 milionë dhe Beyonce’, me 350, shkruan abcnews, përcjell albinfo.ch.
Por të ardhurat e Rihannës nuk vijnë vetëm nga muzika. Këngëtarja është edhe një sipërmarrëse falë punës që zhvillon në fushën e modës, bizhuterive dhe bukurisë. Të ardhurat minimale për të hyrë në listën prestigjoze është 225 milionë dhe nuk ka kufij moshe, që kryesisht varion nga 21 deri në 92 vjeç. Në Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më shumë gratë biznesmene, aq sa revistës i është dashur ta zgjasë listën me 80 pozicione, një e treta më shumë se ajo e 2018-s. Thuajse gjysma e pasanikeve, rreth 37, jetojnë në Kaliforni, 9 kanë zgjedhur Nju-Jorkun, ndërsa 16 kanë lindur jashtë Shteteve të Bashkuara. Në listën e hartuar për këtë vit, numri i femrave miliardere është rritur në 25, një më shumë se ai i vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













