Kosova
Festivali i Gastronomisë Shqiptare, nga Prishtina në Berlin
“Bukë e kripë e zemërbardhë”, është motoja e një festivali të veçantë, që përmes gatimeve tradicionale shqiptare, do të promovojë kulturën shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Gjatë datave 18 dhe 19 nëntor, në Arena Hall në Berlin, Festivali i Gastronomisë Shqiptare do të mbledhë gastronomë shqiptarë dhe të huaj, duke e promovuar kuzhinën dhe kulturën shqiptare. Por, organizatorët kanë njoftuar për albinfo.ch se festivalit në Berlin do t’i prijë një edicion në Prishtinë.
“Paraprakisht jemi duke e organizuar një pri-edicion, i cili do të jetë më i vogël dhe do të organizohet në Prishtinë, më 13 dhe 14 korrik, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, i cili vetëm sa do t’i familjarizojë publikun me konceptin e Global Albanian Gastronomy Festival”, kanë thënë ata.
Përmes këtij organizimi synohet promovimi i gastronomisë shqiptare në mbarë botën, duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore mbarëkombëtare shqiptare, dhe jo vetëm.
“Ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve mbarëkombëtare shqiptare, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar. Synimi kryesor i festivalit është njohja e gastronomisë mbarëkombëtare dhe nxitja e shkëmbimit të përvojave në mes kuzhinierëve kombëtarë shqiptarë, të cilët operojnë në mbarë botën. Po ashtu edhe lidhja e këtyre ndërmarrësve me prodhuesit vendorë të ushqimeve”, thonë organizatorët.
Dhe rrugëtimi i këtij festivali nuk do të mbarojë në këto dy qytete. Nga GAGF kanë treguar se duke nisur prej vitit të ardhshëm, synojnë ta shtrijnë këtë festival edhe në qendra të tjera, duke iu mundësuar të pasionuarve të gastronomisë që të jenë sa më afër.
“Ky festival do të bëhet një takim vjetor për kuzhinierët, pronarët e restoranteve, bartenderët, historianët, antropologët dhe të gjithë pasionantët e gastronomisë. Do të jetë një pikënisje për bashkëpunimin dhe frymëzimin reciprok, ku do të eksplorojmë të kaluarën tonë dhe do të ndajmë entuziazmin me pjesën tjetër të botës. Gjatë dy ditëve do të ketë simpoziume, punëtori, prezantim të restoranteve, promovime librash dhe panair me produkte ushqimore dhe pije nga Kosova, Shqipëria, dhe Maqedonia.
Nga Global Albanian Gastronomy Festival kanë edhe një mesazh për shqiptarët kudo në botë, dhe jo vetëm:
“Ejani na vizitoni tek të dy organizimet si në Prishtinë ashtu edhe në Berlin, ju mirëpresim ne dhe shumë gastronomë dhe kompani të tjera pjesëmarrëse, ku do të keni mundësi të njiheni me gastronominë shqiptare si dhe shqiptarët ne gastronomi”, kanë thënë organizatorët përmes albinfo.ch.
https://www.facebook.com/346879785945052/videos/924730594537689/
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












