Financa
Norma e papunësisë në Gjermani rritet për herë të parë në pesë vjet
Rritja vjen një muaj pasi Gjermania mbajti normën më të ulët të papunësisë që nga bashkimi
Shifrat e papunësisë në Gjermani u rritën në maj, për herë të parë në më shumë se pesë vjet, treguan të dhënat zyrtare.
Pesë për qind e njerëzve ishin të pa punë në Gjermani, raportoi Agjencia Federale e Punës, përcjell albinfo.ch.
Në mars dhe prill, shkalla e papunësisë në vend ishte 4.9 për qind – më e ulët që nga Bashkimi më 1990.
Shifrat e majit, shënoi herën e parë që shkalla e papunësisë në Gjermani është rritur që nga nëntori 2013 – kur ajo ishte deri në 6.9 për qind.
Në terma absolutë, numri i të papunëve u rrit me vetëm 7,000 në muajin maj në 2,236,000.
Në prill, Zyra Federale e Auditimit kreu inspektimet e 302 qendrave të punës gjermane, duke gjetur se ishin 30,000 deri në 40,000 më shumë njerëz të papunë se sa ishin raportuar më parë, përcjell tutje albinfo.ch.
Duke parë rajonet e ndryshme të vendit, shkalla e papunësisë për muaj mbetet më e ulët në shtetet jugore të Bavarisë, me 2.7 përqind dhe Baden-Württemberg në 3.1 përqind.
Në krahasim, qyteti verior i Bremenit shënoi nivelin më të lartë kombëtar prej 10 përqind, ndërsa kryeqyteti Berlini erdhi i dyti në 7.8, pak më poshtë nga 8.1 në prill.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












