Uncategorized
Nga Shqipëria, presidenti Thaçi bën thirrje për bashkim të shqiptarëve

Mundësinë e bashkimit të Luginës me Republikën e Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e përmendi edhe para qytetarëve të Hasit, derisa pranoi dekoratën “Qytetar nderi” në Krumë të Shqipërisë.
Aty Thaçi tha se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë, pa kufi. Presidenti Thaçi tha se do të vazhdojë përkushtimin e tij, që ai e quajti jetësor për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës.
Thaçi deklaroi se Lugina do t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, pa u prekur Ujmani e Trepça. Në Krumë, Thaçi u tha qytetarëve të Hasit se shqiptarët jetojnë të ndarë me kufi padrejtësisht.
“Ju keni qenë bashkërisht në istikamet e luftës dhe bashkërisht do të jetojmë në liri, dhe bashkërisht do të jetojmë në të ardhmen e afërt në një shtet të përbashkët Kosovë-Shqipëri. Të jeni të sigurtë që shumë e lehtë është realizmi i ëndrrës që të kemi një hapësirë pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, sesa që ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova dhe kjo do të ndodh…… Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar”, tha ai.
Thaçi theksoi se misioni i Kosovës për liri dhe pavarësi është i pamjaftueshëm dhe se shqiptarët janë ndarë padrejtësisht e tani duhet të bashkohen me vullnet. Ai tha se ka ardhur momenti të punohet mençurisht, duke nënkuptuar largimin e pikave kufitare që sipas Thaçit janë të imponuara padrejtësisht. Ndërkohë për çmimin që iu nda, Thaçi tha se ndjehet shumë mirënjohës dhe tha se ky nderim është për UÇK-në, heronjtë e kombit, dëshmorët, martirët dhe luftën e drejtë për liri, shkruan rtv21, përcjell albinfo.ch.
“E njoh këtë trevë, i njoh këto familje, fshatrat përreth, gjerë e gjatë këto hapësira të mrekullueshme shqiptare të ndara padrejtësisht me pikat kufitare që ende ekzistojnë, por ajo që dua të them është kjo, kurrë në jetë nuk do të harroj dhe gjithmonë do ta kultivoj kudo që kam mundësi nga familja dhe gjeneratat e ardhshme të Kosovës, se këta njerëz, këtu në Krumë, në Has, janë njerëz të bukës, të besës, të pushkës, janë njerëz të çlirimit”, tha Thaçi.
Dekorata për Thaçin u nda me “motivacionin për kontributin e pazëvendësueshëm për çlirimin e trojeve shqiptare, si lider politik i UÇK-së, si dhe për vlerësimin që presidenti Thaçi i ka dhënë popullit hasian si mbështetës i denjë gjatë luftës së Kosovës”.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci Nënkolonel Shpend Zogaj diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci ...
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?