Ekonomi
Nike, Adidas dhe 173 kompani të tjera, thirrje Trumpit t’i japë fund betejës me Pekinin
Disa nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të këpucëve në botë po i bëjnë thirrje presidentit Donald Trump që t’i japë fund luftës tregtare me Kinën, duke paralajmëruar për një efekt katastrofik ndaj konsumatorëve.
Në një letër të nënshkruar nga 173 kompani, përfshirë Nike dhe Adidas, kompanitë thanë se vendimi i presidentit për të rritur tarifat e importit në 25% do të ndikojë në mënyrë disproporcionale në klasën punëtore.
Ato, gjithashtu, paralajmërojnë se taksat më të larta kërcënojnë të ardhmen e disa bizneseve.”Ka ardhur koha t’i japim fund kësaj lufte tregtare”, thuhet mes tjerash në reagim, transmeton albinfo.ch.
Trumpi rriti taksat në vlerë prej 200 miliardë dollarëve amerikanë, nga 10% në 25% më shumë se një javë më parë, pasi Uashingtoni dhe Pekini nuk arritën marrëveshje sa i përket tregtisë.
Kina më pas u hakmor duke njoftuar planet për të ngritur taksat në 60 miliardë dollarë për importet amerikane nga 1 qershori.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










