Integrimi
Tejkalon shpejtësinë, i merret makina dhe dënohet kosovari
Ai e kishte shkelur pedalen e gazit më shumë se që duhej, për “të vërtetuar se a ecte mirë” makina të cilën e kishte pasur për riparim në një garazh
Nga fillimi i vitit 2013, në Zvicër ka hyrë në fuqi ashpërsimi i dënimeve për tejkalim të shpejtësisë. Ata që shpejtësinë e lejuar prej 80 kilometrash në orë në rrugët regjionale e tejkalojnë në 140 kilometra në orë e më tepër ,dënohen penalisht.
Në bazë të këtij ashpërsimi, një kosovar 43 vjeçar i cili gjatë vitit të kaluar në kantonin Aargau me BMW-në e vet “ia ka shkelur” 146 km/h, është dënuar nga një gjykatë në Bregarten me 18 muaj burg me kusht për katër vjet.
Veç kësaj, atij i është konfiskuar vetura e shtrenjtë. Nga ana tjetër, në rast se kosovari gjatë periudhës që i është caktuar si kusht (gjatë katër viteve) dënohet me 18 muaj burg efektiv, ai mund edhe të dëbohet nga Zvicra.
Si arsye për shpejtësinë, 43 vjeçari ka përmendur një zënkë me bashkëshorten një natë më pare. Përveç kësaj, ai e kishte shkelur pedalen e gazit më shumë se që duhej, për “të vërtetuar se a ecte mirë” makina të cilën e kishte pasur ato ditë për riparim në një garazh.
Atij nuk i ka ndihmuar as arsyetimi se makina i takon gruas dhe se ai vetë ishte i papunë e me 40 mijë franga borxh.
Avokati i tij ka përmendur si rrethanë lehtësuese faktin se klienti i tij ka qenë i vetëm me makinë në rrugë dhe kështu nuk e ka rrezikuar askënd, shkruan aargauerzeitung.ch. Por, gjykatësi nuk e ka marrë parasysh këtë arsyetim. Fakti që kosovari ka pasur edhe një dënim të mëhershëm (ishte kapur me një leje të falsifikuar serbe të vozitjes) e ka rënduar edhe më shumë pozitën e tij. Dënimi i atëhershëm i është akumuluar në më të riun.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










