Tematike
Ministri Berset hap punimet e Asamblesë së Organizatës Botërore të Shëndetit
Miratimi i buxhetit dyvjeçar 2020-2021 dhe kujdesi i përgjithshëm shëndetësor me një qasje më të mirë në shërbimet mjekësore përbëjnë thelbin e punimeve të asamblesë
Ministri zviceran Alain Berset, në resorin e të cilit hyn edhe shëndetësia, ka bërë sot në Gjenevë hapjen e Asamblesë së 72-të Vjetore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, WHO. Berset pritet që gjatë punimeve të asamblesë të takohet me ministra të shëndetësisë të vendeve të ndryshme për të zhvilluar bisedime bilaterale, thuhet në një komunikatë të Qeverisë Federale të Zvicrës
Miratimi i buxhetit dyvjeçar 2020-2021 dhe kujdesi i përgjithshëm shëndetësor me një qasje më të mirë në shërbimet mjekësore përbëjnë thelbin e punimeve të asamblesë të cilat zhvillohen nga 20 deri 28 maj 2019.
Edhe më tutje, më shumë se gjysma e popullsisë së botës nuk ka qasje në përkujdesjen shëndetesore bazike.
Në këtë asamble pritet që për herë të parë në 30 vitet e fundit të përpunohet në mënyrë të themeltë klasifikimi i sëmundjeve. Veç tjerash, si sëmundje do të klasifikohen edhe varësia nga videolojërat dhe lojërat online. Ndërkaq, njerëzit transvestitë nuk do të konsiderohen si të sëmurë me “çrregullime mentale dhe të sjelljes”.
Katalogu i përpiluar nga WHO u shërben mjekëve si ndihmesë për bërjen e diagnozës. Ndërsa arkat shëndete¨sore e shfrxtëzojnë shpeshherë këtë katalog si bazë për marrjen përsipër të kostos së shërimit të sëmundjeve të caktuara.
E-Diaspora
-
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani Akademikja nga Kosova ndau përvojën dhe njohuritë e saj me studentët e programit DaZ/DaF në një... -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













