Bota
Turqia kërkon arrestimin e qindra zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme
Autoritetet e Turqisë kanë urdhëruar arrestimin e 249 zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme, pas dyshimeve për lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, i cili është akuzuar për organizim të tentimeve të dështuara për puç më 2016, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.
Autoritetet kanë kryer një varg operacionesh kundër mbështetësve të dyshuar të Gulenit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara nga viti 1999.
Gulen, në anën tjetër, mohon akuzat.
Kryeprokurori i Shtetit ka thënë se ka urdhëruar arrestimin e 249 personave, pasi hetimet kanë identifikuar disa parregullësi.
Në deklaratë po ashtu është thënë se 78 të dyshuar janë ndaluar në operacionet në 43 provinca dhe se policia është në kërkim të pjesës tjetër.
Pas tentimeve të dështuara për grushtshtet, në Turqi janë burgosur rreth 77,000 persona, që janë në pritje të gjykimit, derisa 150,000 shërbyes civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë janë përjashtuar apo suspenduar nga vendet e tyre të punës, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Grupet për të drejtat e njeriut dhe aleatët perëndimorë të Turqisë kanë shprehur shqetësimet e tyre për këto masa, duke thënë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shfrytëzuar puçin e dështuar si arsyetim për të shuar zërat e kundërshtarëve.
Autoritetet turke kanë thënë, në anën tjetër, se masat e sigurisë janë të domosdoshme për shkak të kërcënimeve me të cilat përballet Turqia.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











