Kosova
Qytetarët i drejtohen zgjedhjeve pa dokumente të Kosovës
Të drejt vote në këto komuna kanë 57.983 persona apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017
Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës.
Në Zveçan, siç raporton gazetari i RTV21 nga terreni, disa dhjetëra qytetarë nuk kanë votuar fare pasi që nuk kishin dokumente të Kosovës, megjithatë procesi zgjedhor po vazhdon në rregull.
Ndërsa sa i përket sigurisë në këto komuna, zëvendës komandanti i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti për RTV21 tha se aktualisht situata është e qetë dhe stabile.
“Nuk ka asnjë incident që në çfarëdo lloj mënyre kish me tërhiqte vëmendjen e publikut. Policia nuk ka regjistruar asnjë incident të vetëm”, tha Hoti, përcjell albinfo.ch.
Sipas Hotit, në të gjitha vendvotimet në katër komunat ka prezencë të konsideruar të pjesëtarëve të policisë të cilët do të ofrojnë sigurinë dhe asistencën e duhur të të gjithë qytetarëve në çfarëdo nevoje për çështjen e sigurisë dhe normalisht edhe asistencës të anëtarëve të KQZ-së, stafit teknik të OSBE-së dhe të gjithëve që janë të përfishë në procesin e zgjedhjeve.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve shkaku i taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia. Të drejt vote në këto komuna kanë 57.983 persona apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











