Integrimi
Ka adoptuar nipin, gjykata ia ndalon kosovarit sjelljen e tij në Zvicër
Gjykata Federale hedh poshtë ankesën e çiftit kosovar me arsyetimin se bëhet fjalë për një tentim abuzimi me të drejtën e bashkimit familjar
Një çift kosovar që jeton në Zvicër ka adoptuar në vitin 2012 djalin16 vjeçar të vëllait nga Kosova dhe ka bërë kërkesë për bashkim familjar gjegjësisht për ta sjellë atë në Zvicër. Por, autoritetet e vendit e kanë hedhur poshtë këtë kërkesë. Vendimin e tyre e ka vërtetuar tash edhe Gjykata Federale e Zvicrës.
Gjykata në fjalë, më e larta në sistemin gjyqësor zviceran nuk dyshon se adoptimi jashtë vendit është kryer në mënyrë të rregullt gjë që do t`i jepte të dejtë çiftit për ta sjellë të adoptuarin në Zvicër. Mirëpo, gjykata megjithatë hedh poshtë ankesën e çiftit kosovar me arsyetimin se bëhet fjalë për një tentim abuzimi me të drejtën e bashkimit familjar. Ushtruesit e ankesë, burrë dhe grua 52 respektivisht 48 vjeçarë, të martuar prej 30 vitesh nuk kanë fëmijë të tyre biologjik.
Nga ana tjetër, nipi 16 vjeçar i tyre jeton në një familje të rregullt me prindërit në gjendje mesatare ekonomike. Ai, në Kosovë ka kaluar gjithë jetën dhe asnjëherë deri më tash nuk ka vizituar prindërit e tij adoptues. Kjo nënkupton, sipas gjykatës, mungesën e një lidhjeje të ngushtë në mes çiftit dhe fëmijës së adoptuar. Mbështetur në këto rrethana, nuk është e besueshme se dëshira e çiftit për të pasur një fëmijë ka qenë vendimtare për të bërë adoptimin.
Për këtë arsye, Gjykata Federale konstaton se “roli i dëshiruar i prindit te çifti, flet kundër adoptimit të nipit që është në prag të moshës së pjekurisë, i cili mund të jetojë i pavarur dhe nuk do të qëndronte edhe gjatë bashkë me prindërit adoptues”. Prandaj, sipas gjykatës, në këtë rast nuk bëhet fjalë për bashkim të vërtetë familjar por në radhë të parë për t`i siguruar nipit qëndrim në Zvicër dhe me këtë, mundësi më të mira për punësim.
Gjykata Federale në vendimin e saj është mbështetur në një vendim të marrë nga Enti për Migracion i Kantonit Aargau dhe nga Gjykata Adrministrative e kantonit Aargau, në vitin 2012 respektivisht 2013.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare Shfaqja në Teatrin “Ruzante” u mbajt në kuadër të javës kulturore “Young Europeans: Kosovo Week”, të... -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













