Kosova
Limaj: Kosova shumë shpejt do të fitojë liberalizimin
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në takimet që ka zhvilluar në Berlin, ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, çështjen e liberalizimit të vizave dhe ka shprehur shqetësimin e Kosovës lidhur me qëndrimin e Serbisë, e cila po i mohon krimet që i ka kryer në Kosovë.
Në Berlin Limaj ka zhvilluar takime në Bundestagun gjerman, në Zyrën e Kancelares Merkel dhe në Ministrinë e Jashtme.
Fatmir Limaj, i cili drejton ekipin shtetëror për dialogun me Serbinë, në një intervistë për KosovaPress, thotë se shpreson që takimi që do të mbahet në Paris, mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, do të afrojë palët dhe do të fillojnë dialogun e negocimit, me qëllim të një marrëveshje finale, e cila do të parashihte njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia.
Limaj thotë se është e rëndësishme që të shkojnë në Paris të përgatitur dhe të ketë pastaj një qartësi rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Limaj në Berlin ka folur edhe për qëndrimin e shtetit serb në çështjen e krimeve të luftës, ku Serbia vazhdon të mohojë krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Për këtë Limaj thotë të ketë shprehur shqetësimin para miqve gjerman.
Limaj nuk la pa përmendur edhe procesi ne liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë.
Sipas tij, tashmë është i qartë pozicioni i Gjermanisë në këtë çështje. Ai thotë që presin nga Gjermania të ushtrojë ndikimin e saj në vendet e tjera, në mënyrë që Kosova sa më shpejtë të marrë liberalizimin e vizave.
Nga Berlini, Limaj bëri të ditur se përkushtimi i Gjermanisë që të ndihmojë procesin e dialogut Kosovë-Serbi është i rëndësishëm, dhe për këtë ka falënderuar miqtë në Gjermani.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










