Sport
Sami Morina, ‘kosovari i hekurt’ në Francë
Edhe këtë vit, në garat Ironman 70.3 në Francë Kosova u përfaqësua nga Sami Morina. Këtë herë, në këtë kategroi garoi edhe një vajzë, Rita Zeqiri nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Këtë tregarësh (atletikë, not dhe çiklizëm) Morina e ka përfunduar për një kohë prej 4 orë, 54 minuta e 14 sekonda.
Për albinfo.ch, Morina ka treguar se vitin e kaluar, kur e përqafësoi Kosovën për herë të parë në këtë garë, synonte kualifikimin në botëror. Por sipas tij, dikush i kishte shkaktuar pengesa, kur e kishte parë emblemën e Kosovës në biçikletën e tij.
“Vitin e kaluar startova për herë të parë si përfaqësues i Kosovës në këtë sport, ishte historik për mua por dhe Kosovën. Qëllimi i pjesëmarrjes sime në garen Pays d`aix ishte kualifikimi në botëror, por fatkeqësisht nuk ia dola, për shkak se më është bërë një padrejtësi nga dikush prej garueseve të tjerë pjesëmarrës. Dikush nga ta kishte vërejtur emrin tim dhe emblemën e Kosovës ne biçikletë, e cila ishte e parkuar në zonën ku bëhet ndërrimi nga Noti në Biçikletë, dhe qëllimisht kishte shkyçur kabllon e cila sherben si ndërrues i marsheve Di2 (shpejtësive te biçikletës). Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që më pengoi të arrij të kualifikohem për botëror”, ka thënë Morina për albinfo.ch.
Megjithatë, Morina nuk u ndal. Rreth orës 7 të mëngjesit, në një mot të ftohtë e me erë, ai arriti të kalonte me not 1.9 kilometra për 30 minuta e 53 sekonda, përcjell albinfo.ch. Ai vazhdoi edhe pjesët e tjera të garës, pa u ndalur e pa u demotivuar, sepse në vijën përfundimtare e priste edhe një flamur i Kosovës.
“Deri sa po arrija në finish, ndjehesha i entuziazmuar, aty më priste djali im Marsoni, i cili kishte flamurin e Kosovës në duar dhe të njejtin ma dorëzoi, diçka që më emocionoi tej mase. Këtë e përmbylla me kohë prej 01:27:14. Çdo garë në të cilën kam marrë pjesë ia kam dedikuar Kosovës dhe do të vazhdoj të bëj të njejtën gjë. Kjo më bënë të ndihem krenar me vendin tim, pavarësisht se çdo gjë e kam bërë me forcën time, dhe asnjeherë nuk është vërejtur interesim nga federatat dhe klubet që merren me këtë sport. Kjo padyshim nuk do të më demotivoj që çdo herë dhe në çdo garë të prezantohem si sportist nga Kosova”, ka thënë tutje Morina.
Ndërkaq, ai ka thënë se është munduar ta ndihmojë garuesen tjetër nga Kosova, Rita Zeqirin. Sipas tij, Kosova duhet të përkrahë më shumë sportistët që merren me këtë disiplinë.
“Pa modesti mund të them dhe njëkohësisht të ndihem krenar që falë angazhimeve të mija Kosova po fillon ta trajtojë më seriozisht
këtë lloj sporti”, ka përfunduar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen Ardit S. mbyti gruan e tij, Besimen...
-
Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA
-
Familjarët e Sadik Durakut, në kërkim të informacioneve kur ka kaluar gati një muaj në paraburgim në Serbi
-
Dy filma shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Gjenevë
-
Ardon Jashari largohet përfundimisht nga Lucerni
Jeta në Austri
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri Futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Bundesligën...
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon?
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi