Bota
BE-ja paralajmëron Rumaninë për dobësimin e sundimit të ligjit
Komisioni Evropian kërcënoi se do të ndërmarrë veprim ligjor kundër Rumanisë nëse kjo e fundit nuk i ndalon hapat që dëmtojnë pavarësinë e gjykatave dhe luftën kundër korrupsionit.
Komisioni, që është krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se masat e miratuara nga Social-Demokratët në pushtet përmbysin vitet e reformave të antikorrupsionit dhe dobësojnë sundimin e ligjit në Rumani.
Zëdhënësi Margaritis Schinas tha në një konferencë për media në Bruksel se zëvendëspresidenti i parë i Komisionit, Frans Timmermans, i ka dërguar një letër paralajmëruese Qeverisë së Rumanisë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Komisioni tashmë ka vënë Hungarinë dhe Poloninë nën një vëzhgim të posaçëm të sundimit të ligjit, për shkak të hapave të tyre për të shtrënguar kontrollin e shtetit mbi gjykatat, mediat, institucionet akademike dhe grupet e avokimit.
Një gjë e tillë teorikisht mund të çojë në aktivizimin e nenit 7 të BE-së, që do të rezultonte me pezullimin e të drejtave të tyre të votimit në BE.
Schinas tha se veprime të ngjashme do të ndërmerren kundër Rumanisë, nëse nuk adresohen shqetësimet e BE-së.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












