Kosova
Qeveria e Kosovës i quan të pavërteta statistikat e VV-së për borxhin publik
“Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon tendencën për të manipuluar me shifra. Në një postim të fundit të këtij subjekti politik, e që u mor nga mediet, thuhet se Qeveria Haradinaj e ka rritur borxhin publik, gjë e cila nuk qëndron dhe është totalisht e pavërtetë”, ka thënë këshilltari i kryeministrit, Haki Shatri.
Lëvizja Vetëvendosje kishte deklaruar se Qeveria Haradinaj e ka rritur borxhin publik të vendit në 1.2 miliard euro.
Shatri thotë se Kosova ka borxh publik vetëm 17 % të GDP që është ngarkesa më e vogël nga të gjitha vendet e rajonit.
“Kriteret e FMN-së e lejojnë borxhin deri në 40% të GDP-së. Është mirë që Lëvizja Vetëvendosje, para se të dalë me “fakte” (shpifje) të bëjnë analiza të sakta. Nuk duhet që të mashtrohen qytetarët me manipulim të shifrave për qëllime politike. Faktet janë fakte, e ato tregojnë që zhvillimi ekonomik, si prioritet i Qeverisë ka dhënë rezultate të prekshme”, tehksohet mës tjerash në reagim.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









