Kosova
Apostolova pritet me protestë në panairin e BE-së
Ani pse i izoluar nga Europa, shteti i Kosovës sot po e shënon si festë zyrtare 9 Majin, Ditën e Europës, raporton Albinfo.ch.
Në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë është mbajtur Panairi i Ditës së Europës, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të shteteve të Europës, me ç’rast kanë prezentuar edhe institucionet dhe aktivitetet e tyre në Kosovë.
Në këtë panair mori pjesë edhe shefja e zyrës së BE-së, Natalia Apostolova, e cila u prit në një mënyrë të pazakonshme. Gjatë kohës sa po vizitonte stendat në panair, para saj dolën dy të rinj të Kosovës, që me pankarta në duar fishkëllonin të revoltuar.
“Njerëzit po shkojnë në hapësirë, e ne as deri në Paris”, “Europë, faleminderit për asgjë”, “Lejomë t’i vizitojë miqtë e mi të Erasmus-it”, ishin disa nga mbishkrimet në pankartat që mbanin në duar Diellza Zogaj dhe Bledian Salihu.
Arkitektja Zogaj, ideatore e këtij aksioni, konsideron se rinisë dhe shtetit të Kosovës po i bëhet padrejtësi nga Europa, për faktin që nuk po mund të lëvizin të lirë, raporton Albinfo.ch.
“Gjithçka po duhet me pa përmes internetit, e jo me sytë tanë. Është shumë lënduese, sepse ne të rinjtë kemi dëshirë ta shohim botën, edhe të gjithë e dimë se sa shumë po heqim për një vizë, edhe është shumë shumë keq nëse nuk kanë dalë tjerë njerëz të protestojnë, sepse nuk është ditë jona. Është shumë keq që jemi të mbyllur”, ka thënë Zogaj para mediave.
Kurse arkitekti 26 vjeçar, Blendian Salihu, një pjesë të studimeve e kreu jashtë vendit, përmes bursës Erasmus. Mirëpo, tash ai nuk po mund të takohet me kolegët e tij të Europës gjatë aktiviteteve vjetore, për të vetmen arsye: mungesën e lëvizjes së lirë si qytetar i Kosovës.
“Nëse gjykimi po na bëhet për shkak të politikës edhe për shkak të përfaqësimit politik, atëherë ne si qytetarë distancohemi nga politika, na nuk jemi ata, jemi qytetarë të thjeshtë, qytetarë të Republikës së Kosovës që punojmë çdo ditë për të mirën e këtij vendi, edhe ne presim që BE të na shpërblejë në një farë forme meritën, që ne ta vizitojmë kontinetin tonë, shtëpinë tonë”, ka thënë Salihu, përcjell Albinfo.ch.
Pas vizitave nëpër stendat e shteteve të Europës, Natalia Apostolova dha një konferencë për media, me ç’rast tha se duke festuar këtë ditë, Kosova e identifikon veten si shtet i Europës. E pyetur nga gazetarët për çështjen e vizave, ajo ka thënë se vizat do të hiqen, por nuk ka dhënë një datë.
“Jam e lumtur që Kosova po e feston këtë ditë, veçanërisht të rinjtë, sepse në fakt, Kosova është Europë, si dhe reformat që po zhvillohen në Kosovë, po i afrojnë gjithnjë e më shumë drejt Europës… Nuk shoh lidhje mes liberalizimit të vizave me Ditën e Europës. Të gjithë e dimë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë. Pyetja është se kur, megjithatë kjo nuk do të thotë se ju nuk jeni europianë dhe të mos e festoni këtë ditë bashkë me ne”, ka thënë Apostolova.
Kurse ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, ka thënë se Kosova sot e feston Ditën e Europës në cilësinë e një shteti që aspiron të të bëhet anëtar i BE-së.
“Për ne është shumë me rëndësi që t’i përqafojmë vlerat e Europës, Bashkimit Europian, por në anën tjetër gjithashtu t’i zbatojmë reformat, në mënyrë që sa më shpejt të integrohemi drejt BE-së. Bashkimi Europian është një altenativë e vetme për ne, një prioritet i lartë strategjik, anëtarësimi në BE jo vetëm që ka sfida drejt rrugëtimit, por në anën tjetër na sjellë edhe benefite e avantazhe, për shkak se reformat që duhet t’i ndërmarrim, e përmirësojnë shtetin tonë, e fuqizojnë shtetin tonë”, ka thënë ministrja Hoxha.
Në kuadër të këtij panairi, që kishte edhe karakter informues, janë mbajtur edhe aktivitete për fëmijë, me ç’rast ata janë mbledhur në një tavolinë dhe kanë pikturuar.

E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja

















