Kosova
Gjilan: Kontrabandim me migrantë, 5 persona në paraburgim
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, të cilët po dyshohen për kontrabandim me migrantë, falsifikim të dokumenteve dhe armëmbajtje pa leje, shkruan albinfo.ch.
Nga prokuroria kanë njoftuar se të dyshuarit gjenden në paraburgim qysh prej datës 12 prill të këtij viti.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri G.V., më 12 prill 2019, rreth orës 14, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, ka tentuar të kontrabandonte migrantë, në atë mënyrë që edhe pse ishte i informuar se të pandehurit F.V. dhe A.SH. nuk janë të pajisur me dokumente valide të udhëtimit, me veturën e tij ka tentuar t’i transportonte në Itali, ku me rastin e kontrollimit në pikën kufitare ‘’Dheu i Bardhë’’ është konstatuar se të njëjtit posedonin dokumente të falsifikuara. Në këtë mënyrë, i pandehuri G.V., ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’ nga neni 170 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ata po ashtu kanë njoftuar se më datën 10 prill, në një kafene në Suharekë, dy persona kishin blerë letërnjoftime italiane të falsifikuara në vlerë prej 2600 eurosh. Këto dokumente thuhet se synonin t’i përdornin në Itali, përcjell albinfo.ch.
“Me këto veprime, të pandehurit F.V. dhe A.SH., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit’’, nga neni 398 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Gjithashtu, edhe të pandehurit G.E. dhe S.K., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit’’, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri G.E., takohet me të pandehurit F.V. dhe A.SH., me qëllim që atyre t’ia sigurojë letërnjoftimet, ku edhe kanë biseduar rreth pagesës dhe nga ata ka marrë shënimet personale, me ç’rast të njëjtat dokumente ishin rregulluar nga i pandehuri S.K. I pandehuri S.K., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, pasi që pa leje adekuate ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila është sekuestruar gjatë bastisjes”, thuhet më tej në njoftimin e prokurorisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












