Integrimi
Studentët shqiptarë të Gjenevës përkrahin studentët e Prishtinës
“Si studentë shqiptarë në mërgim shprehim indinjatën tonë të thellë për këtë gjendje të mjerueshme dhe përkrahim fuqishëm protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre të drejta..."
Vargut të organizatave që solidarizohen me protestat që po organizohen ditëve të fundit nga ana e studentëve të UP-së i është bashkuar edhe Shoqata e Studentëve Shqiptar të Gjenevës. Siç shkruan në një komunikatë të saj për shtyp, kjo shoqatë është duke ndjekurme shqetësim të madh zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës. “Ky Universitet gjithmonë ka qenë Universitet i rezistencës dhe kthesave historike. Duke parë gjendjen e mjerueshme dhe skandalet e panumërta të stafit akademik duke përfshirë këtu edhe rektorin e bënë këtë Universitet jo të rezistencës por të skandaleve.
Ngritja akademike e Rektorit aktual dhe shumë “profesorëve” të tjerëve para këtij, publikimi i punimeve të ashtuquajtura “shkencore” nëpër revista fiktive indiane dhe gjetiu, emërimi i asistentëve në forma arbitrare pa konkurs, në poste fiktive dhe pa përgatitjet e duhura akademike apo të dyshimta, skandalet e regjistrimeve të studentëve, ndryshimi i kritereve të konkurseve për master dhe doktoratë pas pranimit të kandidaturave, mos përfundimi i programeve master me vite të tëra në mungesë të profesorëve, mungesa e kritereve të vlerësimit, profesorët “supermen” me kontrata të shumëfishta dhe dirigjimi nga politika e kanë denigruar dhe bastarduar çdo segment të këtij Universiteti, thuhet në vazhdim të komunikatës.
“Si studentë shqiptarë në mërgim shprehim indinjatën tonë të thellë për këtë gjendje të mjerueshme dhe përkrahim fuqishëm protestën e studenteve dhe kërkesat e tyre të drejta për të vënë rregull dhe rend në Universitetin e Prishtinës, për t’ia kthyer vlerën dhe dinjitetin këtij tempulli të dijes”, vazhdon komunikata.
Më tutje, studentët shqiptarë nga Gjeneva shprehen edhe kundër reagimit të forcave të sigurisë në raport me protestat. “Rrethimi i Universitetit nga forcat policore na përkujton epokën e errët dhe dhunën policore serbe. Universiteti është institucion publik autonom dhe policia nuk duhet të pengojë protestën e drejtë të studenteve.
Shfaqim brengën tonë se Kosova po i ngjan një shteti policor ku po vritet dija, fjala e lirë dhe institucioni publik për interesa të një grupi të caktuar.
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës është me JU studentët të Universitetit të Prishtinës deri në realizimin e kërkesave tuaja”, thuhet në fund të komunikatës për shtyp të dërguar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës/Association des Etudiants Albanais de Genève (AEAG)
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














