Kosova
Haradinaj garanton gjermanët: Nga Kosova nuk vijnë kriminelë
"Liberalizimi i vizave do të ishte për të gjitha vendet një përfitim -për klientë, studentë, sportistë, afaristë dhe më shumë. Ne mund të garantojmë, që nuk vijnë kriminelë”, thotë kryeministri i Kosovës
Gazeta gjermane “Die Welt” i ka kushtuar këtë javë disa artikuj problematikës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi në kuadër të samitit të Berlinit. Në një intervistë të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj të publikuar të premten në “Die Welt” (03.05) vihet theksi tek tema e këmbimit të territoreve, që për kryeministrin Haradinaj tanimë “është fshirë nga tryeza e bisedimeve”.
Sipas Haradinajt “dialogu me ndërmjetësimin e të Ngarkuarës së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini që duhej të përfundonte me njohjen e Kosovës, për fat të keq ngriti çështje të reja, si ajo e këmbimit të territoreve apo e zhvendosjes së kufijve. Kjo ka bërë që situata në rajon të përkeqësohet. Kemi humbur gati një vit. Tani jemi kthyer në tryezën e bisedimeve, në atë pa temat e këmbimit të territoreve dhe zhvendosjes së kufijve.” “Kush do të ripërcaktojë kufijtë në rajonin tonë thërret tragjeditë e së shkuarës. Kjo është e rrezikshme”, ka thënë Haradinaj, transmeton “DW”.
Një çështje tjetër që prek “Die Welt” me kryeministrin e Kosovës është liberalizimi i vizave, si edhe largimi i njerëzve të kualifikuar nga Kosova. Haradinaj: “Liberalizimi i vizave do të ishte për të gjitha vendet një përfitim -për klientë, studentë, sportistë, afaristë dhe më shumë. Ne mund të garantojmë, që nuk vijnë kriminelë”, thotë kryeministri i Kosovës.
Lidhur me fenomenin e largimit të trurit nga Kosova, kryeministri Haradinaj thekson, se “kemi shumë probleme, nuk është e thjeshtë kur fillon nga zeroja […] fuqia jonë e re punëtore është interesante për tregjet e punës në Evropë e përtej, me ta na duhet të matemi. Prandaj kemi përmirësuar ofertat tona për investitorët. Jemi një vend “start up”, ne nuk dorëzohemi.”
Në një koment pas Samitit të Berlinit të publikuar të enjten (02.05) po në “Die Welt” me titull “Oborri i pasmë i BE” theksohet se “mes Serbisë dhe ish-provincës së saj të shkëputur, Kosovës sundon lufta e ftohtë. Kjo duhet të marrë fund, nëse Serbia dhe Kosova duhet të bëhen një ditë anëtare të BE. Lidhur me rëndësinë e samitit të Berlinit për Ballkanin dhe angazhimin e kancelares Merkel dhe presidentit Macron theksohet se “që me Merkel dhe Macron, dy liderë evropianë në emër të BE ftuan në një samit në Berlin, tregon edhe njëherë, se qendra politike e BE-së prej kohësh nuk është më Brukseli, por Këshilli i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE, që kanë legjitimitetin dhe mjetet për të bërë politikë të fortë.”
Ndërsa gazeta “Frankenpost” pyet në artikullin komentues për zhvillimin e samitit të Ballkanit në Berlin: “Pse e refuzon kategorikisht kancelarja gjermane një zhvendosje të kufijve? Shumë thjesht: Kush fillon e prek kufijtë në Ballkan, nxit një luftë të re. Sepse kush do t’i pengojë shqiptarët që të bashkohen me ata në Maqedoninë e Veriut – atje jetojnë shumë shqiptarë. Do të ishte shumë e rrezikshme të hapje këtë kuti.”
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











