Bota
Porosi për ‘shefat’: Punëtorët duhet të punojnë 4 ditë në javë
Vitin e kaluar, kompania Planio, me seli në Berlin, vuri në zbatim javën e punës me 4 ditë në javë për stafin e saj me pak punonjës
Nëse dëshironi që punonjësit tuaj të jenë më produktivë, jepuni atyre një ditë pushim të paguar çdo javë.
Kjo është filozofia e Andrew Barnes, themelues i kompanisë “Perpetual Garden” në Zelandën e Re.
Ai e bëri eksperimentin vitin e kaluar dhe në fund, si Barnes edhe punonjësit e tij, ishin të lumtur. Tani, punonjësit e kompanisë punojnë 4 ditë në javë.
“Kjo do të thotë të punosh në mënyrë më inteligjente, dhe jo më gjatë” tha Barnes, kompania e të cilit menaxhon testamente dhe pasuri të patundshme.
“Ne kemi perceptimin se duhet të punojmë 5 ditë në javë, në orarin 9:00 – 17:00. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të ndryshojmë mënyrën se si njerëzit sillen kur janë në zyrë”, ka thënë Barnes për CNBC.
“Ky është një sukses, pasi punonjësit përfitojnë nga ky avantazh dhe përqendrohen më shumë në punë gjatë asaj kohe se sa ata që punojnë 5 ditë në javë”, thotë Barnes, transmeton ‘monitor’.
Studime të ndryshme e mbështesin këtë gjë. Sipas një studimi të Vouchercloud në Britaninë e Madhe në vitin 2017, mesatarisht një punonjës është i përqendruar rreth 2 orë e 53 minuta në punë. Workforce Institute at Kronos, në një studim të vitit 2018, gjeti se më shumë se gjysma e punonjësve me kohë të plotë mendonin se mund ta bënin punën e tyre në pesë orë, nëse gjatë kësaj kohe nuk do të ndërpriteshin në punën e tyre. Sondazhi mori në pyetje 3 mijë persona në 8 shtete, përcjell albinfo.ch.
Barnes shpreson që kompani të tjera të mësojnë nga përvoja e tij. Kohët e fundit ai ka shkruar një raport ku paraqet rezultatet e tij dhe disa rekomandime se si mund të zbatohet një plan i ngjashëm.
Megjithatë, ai thotë se shumë kompani janë të “frikësuara” ta ndërmarrin këtë rrezik, pasi janë të kushtëzuara nga një javë pune me 5 ditë.
“Kjo përmirëson produktivitetin por në të njëjtën kohë krijon edhe një ekuilibër më të madh mes jetës profesionale dhe asaj personale [dhe] punonjës më të shëndetshëm, besnikë dhe të angazhuar”, shton Barnes.
Barnes nuk është i vetmi që ka kuptuar avantazhet e një jave pune me 4 ditë. Vitin e kaluar, kompania Planio, me seli në Berlin, vuri në zbatim javën e punës me 4 ditë në javë për stafin e saj me pak punonjës. Edhe agjencia Grey, me seli në Nju Jork, e cila zotërohet nga WPP, u ka dhënë mundësinë punonjësve të saj të punojnë 4 ditë në javë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










