Kosova
Kërkohet ndëshkim për gjenocidin serb
Në shënimin e 20-vjetorit të masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë drejtuesit e institucioneve të Kosovës kanë thënë se mosndëshkimi i gjenocidit serb është një selektim në drejtësi.
Presidenti Thaçi ka thënë se Serbia me këto masakra ka vulosur gjenocidin në Kosovë.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës, besoj së shpejti siç është propozuar nga kryetari Veseli, do të nxjerrë një rezolutë që e dënon gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë. Jo vetëm që e dënon, por në të njëjtën kohë do të kërkojmë që drejtësia të vihet në vendin e duhur”, ka shtuar ai.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ata janë të vendoset që drejtësia për të gjitha viktimat, për të gjithë ata që janë flijuar dhe vrarë padrejtësisht të vihet në vend.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se ka vazhduar takimet me organizatat të ndryshme që merren me dokumentimin e krimeve të luftës, por edhe me institucione të drejtësisë për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë, për të cilin ka thënë se është i domosdoshëm.
Edhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar 20 vjetorin e masakrës së fshatit Studime të Vushtrrisë duke thënë se më 2 maj në këtë vend për 2 orë u vranë 116 shqiptarë.
“Sigurisht që nuk duhet të ketë paragjykime për serbët, por sigurisht që duhet të ketë gjykime për kriminelët serbë. Që plagët e të mbijetuarve të shërohen, që brezit të ardhshëm të mos i bartet trauma, që ardhmëria të jetë e sigurt për të gjithë”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














