Kosova
BQK: Remitencat nga diaspora u rritën 5.5%
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka deklaruar se kosovarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës po vazhdojnë të dërgojnë para në Kosovë dhe se ata janë një ndër tri shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës.
“Në vitin 2018 mërgimtarët dërguan në Kosovë 800 milionë euro, kjo është një rritje vjetore prej 5.5 %.
Edhe 1 miliard euro janë shpenzime të udhëtimeve që ne besojmë se janë realizuar nga banorët jorezidentë të Kosovës, e në këtë rast mërgimtarët. Shuma shkon deri në 1.8 miliard euro për një vit”, deklaroi ai për Televizionin Publik të Kosovës.
Sipas tij, do të ishte mirë që remitencat të investoheshin në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe jo vetëm për konsum që sot po shpenzohen në Kosovë.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së













