Integrimi
Shkolla gjermane merr emrin e shqiptarit!
Ajo do të mbajë emrin e Refik Veselit, një heroi të heshtur shqiptar, të njohur për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore
Një shkollë fillore në Berlin merr emrin e një shqiptari. Bëhet fjalë për shkollën e tetë të integruar, e cila qysh në këtë vit shkollor, në gjysmëvjetorin e dytë, do të mbajë emrin e Refik Veselit, një heroi të heshtur shqiptar, të njohur si njëri ndër bashkëkombësit e tij jo të pakët që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Autoritetet e shkollës kishin marrë që më herët vendimin për emrin shqiptar të shkollës së tyre por procedurat burokratike e kishin shtyrë këtë për një kohë. Së fundi, edhe enti për arsim i qarkut Friedrichshain-Kreuzberg e ka bërë të ditur vendimin.
Refik Veseli, i cili në kohën luftës kishte qenë 17 vjeç, kishte fshehur dhe mbrojtur një familje hebreje që në Shqipëri kishte ardhur nga Jugosllavia, shkruan morgenpost.de.
Veseli kishte mbajtur edhe pas luftës kontakte me familjen e shpëtuar. Sot ai dhe një numër shqiptarësh janë nderuar me titullin e “Njerëzve të drejtë” nga organizatat hebrenje që kultivojnë kujtimin për holokaustin.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











