Integrimi
Ambasadorja Gjonbalaj vizitoi fëmijën që humbi nënën
Blinardi është fëmije shumë i dashur, i qetë, flenë dhe ushqehet me rregull dhe sidomos ka dëshirë të jetë midis shumë njerëzve, rrëfen familja italiane që kujdeset për të
Ambasadorja e Kosovës në Romë, Bukurije Gjonbalaj ka vizituar familjen italiane e cila kujdeset për Blinard Beqajn, djalin 10 muajsh të familjes Beqaj nga Davdofci i Shtimes, e cila u aksidentua në Itali, gjatë rrugës për të ikur drejt Francës, në kërkim të një jete më të mirë.
Në këtë aksident kishte humbur jetën nëna e Blinardit, Edona Beqaj ndërsa në gjendje kome është babai, Agron Beqaj. Djali 10 muajsh i mbijetuar i familjes strehohet dhe përkujdeset nga një familje italiane.
Ambasadorja Gjonbalaj qëndroi në këtë familje dhe e pa se si po rritet Blinardi i vogël.
“Familja qe kujdeset për të thotë se Blinardi është fëmijë shumë i dashur, i qetë, flen dhe ushqehet me rregull dhe sidomos ka dëshirë të jetë midis shumë njerëzve, nuk do të rrijë vetëm asnjë minutë”, citojnë deklaratën e ambasadores mediet në Prishtinë.
Po ashtu, ambasadorja Gjonbalaj ka vizituar edhe Agron Beqajn në spitalin e Allesadrias, ku përmes bisedës me lejen dhe rekomandimin e mjekut u mundua t’ia stimulojë emocionet duke i folur në gjuhën shqipe dhe duke i treguar se djali Blinardi është mirë dhe shëndosh.
“Ne momentet kur përmendej Blinardi, Agroni tregonte shenja se ai kuptonte dhe dëgjonte”, thuhet më tej në raport.
Nga ana juridike, Agronit i është siguruar një sigurim shëndetësor, pastaj të gjitha trajtimet do t’i ketë falas nga shteti italian.
Ndërsa, çështja e Blinardi është më delikate ngase gjykatësi tutelar për fëmijët e mitur thotë se duhet te pritet zgjimi nga koma i babait qe t`i japë leje familjes se ngushtë, konkretisht babait të Agronit, Milazim Beqaj, për mbikëqyrjen e Blinardit.
Ndryshe më 26 dhjetor, Agron Beqaj, 23-vjeçar, po udhëtonte në një automjet me bashkëshorten e tij Edonën, 22 vjeçe, dhe me djalin e tyre Blinardin 10 muajsh nëpër Itali, me destinacion Francën.
Ata u aksidentuan në Aleksandri, afër Romës, ku ka mbetur e vdekur Edona, është lënduar rëndë dhe edhe më tej është në gjendje kome Agroni, ndërkohë që Blinardi 10 muajsh ka shpëtuar pa asnjë lëndim.
Ata, ishin duke udhëtuar me automjetin e një shqiptari nga Prizreni për të cilin familja Beqaj e di se quhej Kujtim Martinaj dhe është nga rrethina e Prizrenit, me të cilin familjarët Beqaj kanë udhëtuar nga Serbia me destinacion Francën.
Sipas të dhënave nga rrethi familjar, bashkëshortët Beqaj me të birin e tyre janë nisur me rreth një mijë euro në xhep, të cilat mezi i kanë siguruar, pa pasur dikë që i pret në Francë, por vetëm duke shpresuar të gjenin zgjidhje për vendqëndrim atje.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











