Shkurt.ch
Zvicër: Me gjithë rritjen e pagave, është zvogëluar fuqia e tyre blerëse
Sipas Zyrës Federale për Statistikë (BFS), viti i kaluar ka qenë viti i dytë rresht kur ka pasur një ulje të pagave reale
Ndonëse në vitin 2018 kanë fituar më shumë se një vit më parë, të punësuarit në Zvicër gjatë vitit që kaloi kanë pasur më pak aftësi blerëse se në vitin 2017. Kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së çmimeve të konsumit që ka ndodhur gjatë vitit 2018, shkruan srf.ch.
Sipas Zyrës Federale për Statistikë (BFS), viti i kaluar ka qenë viti i dytë rresht kur ka pasur një ulje të pagave reale, transmeton albinfo.ch. Këtë vit ulja ishte 0.4%, ndërsa nominalisht (në letër) pagat ishin rritur për 0.5%
Ndërkaq në procesin e negociimit të pagave, përshtatja e tyre me shtrenjtimet luan përherë një rol me rëndësi. Në këtë negociim, në rastin kur ai është bërë në fund të vitit 2017, ka pasur një vlerësim të gabuar të inflacionit. Lartësia e tij ishte parashikuar të jetë 0.2%, por në fund të vitit ai u ngjit në 9%. Në këtë mënyrë pagat reale, pas “pastrimit” të efektit të shtrenjtimeve, rezultuan të jenë për 0.4% më të ulëta.
Gjatë pesë vjetëve të kaluara, sipas BFS, pagat në Zvicër kanë pasur mesatarisht një rritje prej 0.6%.
Në vitin e kaluar më së keqi janë ndarë me paga punonjësit e industrisë, për faktin se këtu pagat nominale janë rritur vetëm 0.3%, edhe më pak se në ekonominë marrë në përgjithësi (ku kjo rritje në letër ishte 0.5%).
Në sektorin e ofrimit të shërbimeve rritja e pagave ka qenë 0.5%. Në veçanti rritje e madhe e pagave, 1.5%, është regjistruar në sektorin e ofrimit të shërbimeve financiare, përcjell albinfo.ch. Në lëmin e mediave dhe telekomunikacionit si dhe në atë të teknologjisë informative pagat janë rritur po ashtu shumë, 1.4% në krahasim menjë vit më parë.
Nga ana tjetër, profesionet e lira, shërbimet shkencore dhe teknike si dhe shërbimet postare kanë pasur rënie të të ardhurave për 0.1%.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












