Kosova
Kujdes nga paratë e falsifikuara në Kosovë
Raste të reja të falsifikimit të parave kanë shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti në Kosovë.
Nga 55 raste sa ishin në dhjetor të vitit 2018, në janar ishin 67 raste në Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për KosovaPress se dhjetori i vitit të kaluar është mbyllur me 55 raste të falsifikimit të parasë, kurse këtë vit, janari me 67 raste, për të shënuar një rënie të vogël në muajin shkurt, me 61 raste të falsifikimit të parasë, përcjell albinfo.ch.
Në përgjigjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë çështje, thuhet se ky institucion ka realizuar një numër të madh të aktiviteteve policore kundër veprave penale, përfshirë edhe ato që sipas Kodit Penal cilësohen “falsifikim i parasë”.
“Në dhjetor janë 55 raste të falsifikimit të parasë, në janar 67 raste dhe në shkurt 61. Në këtë kontekst në kemi realizuar edhe një numër të aktiviteteve policore edhe kundër veprave penale që sipas Kodit Penal cilësohen “Falsifikim i parasë” dhe mund të konkludojmë se si rezultat i këtyre përpjekjeve operacionale janë konfiskuar dëshmi relevante dhe personat e dyshuar të involvuar në raste të tilla në konsultim me organet kompetente të drejtësisë janë trajtuar konform ligjeve të aplikueshme”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










