Integrimi
Numri 2 i albinfo.ch në duart e lexuesve
Revista albinfo.ch vitin e ri e fillon me numrin e dytë të saj që sapo ka dalë nga shtypi
Ky numër u ofron lexuesve një përzgjedhje më të madhe të temave, në një faqosje më moderne e të bukur. Edhe artikujt që mund të lexohen në këtë numër merren kryesisht me preokupimet e komunitetit shqiptar në Zvicër, integrimin e tyre, aktivitetet politike, kulturore e shoqërore.
Por, albinfo.ch në numrin e saj të dytë ju sjell edhe portrete dhe intervista njerëzish të suksesshëm nga bota e politikës, kulturës, religjionit dhe biznesit që janë pjesë e këtij komuniteti.
Aty mund të lexoni për telashet e të huajve që duan të marrin shtetësinë zvicerane, për shqiptarin (e besimit mysliman) që garon në zgjedhjet lokale si kandidat i një partie të krishterë, për gruan shqiptare që udhëheq me një kolektiv prej 80 punëtorësh të ndërtimtarisë, për priftin shqiptar që punon në kishën katolike të Zvicrës dhe që përpiqet të bëjë punë ekumenike në mes të religjioneve… dhe për shumë gjëra tjera me interes.
Numri i dytë i revistës albinfo.ch do të jetë këto ditë në duart e lexuesve. Ajo mund të gjendet në të gjitha pikat që frekuentohen nga shqiptarët në Zvicër: në klubet, shoqatat, entet, lokalet e argëtimit, shitoret.
Albinfo.ch, në versionin digjital dhe në atë të shtypur synon të jetë një zë autentik i shqiptarëve në Zvicër. Duke frekuentuar dhe shfletuar atë, ju ndihmoni që ky zë i juaji të jetë edhe më i fuqishëm!
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”












