Bota
Gjermani: Rrufeja shkakton zjarr në Hessen
Një zjarr i madh në kodrën e Seulingswald, pranë Autostradës A4, ka mbuluar një sipërfaqe prej shtatë hektarësh të barabartë me madhësinë e rreth 10 fushave të futbollit, sipas policisë, përcjell albinfo.ch.
Zjarri shpërtheu të mërkurën mbrëma pas një stuhie, njoftoi Hessenschau. Banorët në fshatin e afërt Ludwigsau i njoftuan zjarrfikësit.
Flakët që përfshinë zonën pyjore mund të shihen nga larg.
Policia tha se askush nuk ishte në rrezik. Edhe pse zjarri ishte nën kontroll, pemët janë ende të paqëndrueshme dhe mund të bien. Zjarrfikësit duhej të qëndronin në vendngjarje për disa orë, tha një zëdhënës i policisë, përcjell albinfo.ch.
“Ne supozojmë se rrufeja goditi pemët dhe shkaktoi zjarrin”, tha një zëdhënës i policisë të enjten në mëngjes.
Ka pasur disa zjarre në gjithë Gjermaninë, për shkak të valës së nxehtësisë pranverore temperaturat po arrijnë deri në 20 e më lartë gradë celsius.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














