Integrimi
Ëndrra u shuhet në Itali
Gjatë përpjekjes për të shkuar ilegalisht në Francë, tre familjarë të komunës së Shtimes janë aksidentuar në Itali. Gruaje ka mbetur e vdekur, ndërsa burri është në gjendje kome...
Ëndrra për të jetuar një jetë më të mirë, iu shua një familjes kosovare nga komuna e Shtimjes e cila gjatë përpjekjes për të shkuar ilegalisht në Francë, u aksidentuar në Itali dhe pësoi tragjedi fatale.
Gruaja ka mbetur e vdekur, burri është në gjendje kome, ndërsa një djalë dhjetë muajsh ka shpëtuar pa lëndime dhe së shpejti pritet të riatdhesohet në Kosovë.
Ky është bilanci tragjik i një familje tre anëtarëshe nga fshati Davidofc i Shtimes, e cila në kërkim të një jete më të mirë, po udhëtonte familjarisht “në të zezën” në drejtim Francës.
Ngjarja ka ndodhur më 26 dhjetor, derisa Agron Beqaj, 23-vjeçar, po udhëtonte në një automjet me bashkëshorten e tij Edonën, 22 vjeçe, dhe me djalin e tyre Blinardin, 10 muajsh.
/albinfo.ch/
Ata janë aksidentuar në Aleksandri, afër Romës në Itali, ku ka mbetur e vdekur Edona, është lënduar rëndë dhe edhe më tej është në gjendje kome Agroni, ndërkohë që Blinardi 10 muajsh ka shpëtuar pa asnjë lëndim dhe, sipas familjarëve, gjendet në një strehimore fëmijësh në Itali.
Ata, sipas njoftimeve të “Kohës Ditore”, ishin duke udhëtuar me automjetin e një shqiptari nga Prizreni për të cilin familja Beqaj e di se quhej Kujtim Martinaj dhe është nga rrethina e Prizrenit, me të cilin familjarët Beqaj kanë udhëtuar nga Serbia me destinacion Francës.
Sipas të dhënave nga rrethi familjar, bashkëshortët Beqaj me të birin e tyre janë nisur me rreth një mijë euro në xhep, të cilat mezi i kanë siguruar, pa pasur dikë që i pret në Francë, por vetëm duke shpresuar të gjenin zgjidhje për vendqëndrim atje.
Nuk është vetëm ky rast që kosovarët kanë pësuar gjatë përpjekjeve për të gjet një jetë më të mirë në perëndim. Disa kanë mbetur në lumin Tisa në kufirin Serbi-Hungari, por ka edhe të tjerë që janë fundosur në Detin Adriatik gjatë përpjekjes për të dalë në Itali.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare Shfaqja në Teatrin “Ruzante” u mbajt në kuadër të javës kulturore “Young Europeans: Kosovo Week”, të... -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













