Integrimi
Kuota për punëtorët nga vendet tjera të BE-së
Kryeministri britanik, David Cameron kërkon kuota për numrin e emigrantëve nga vendet e tjera të BE-së, që mund të futen në Britani dhe të kërkojnë punë
Ministria e Brendshme britanike është e mendimit se numri më i madh i punëtorëve, që mund të vijnë në Britani brenda një viti, duhet të jetë 75 mijë. Por kjo shifër duhet të vlejë vetëm për anëtaret e ardhshme të BE, sqaroi Cameron, në një intervistë për rrjetin BBC.
“Ne jemi duke negociuar sërish pozicionet tona në Evropë dhe duam që të futen rregulla të reja më të rrepta për ardhjen e emigrantëve”, tha ai.
Kuota nuk ka të bëjë me bullgarët dhe rumunët, të cilët prej 1 janarit kanë të drejtë që pa kufizime të kërkojnë vende pune në të gjitha vendet anëtare të BE.
“Liria e lëvizjes së punëmarrësve është një prej bazave të BE. Kjo vlen që prej themelimit të tij në vitet 50-të. Kjo është edhe baza e tregut të përbashkët në BE”, thuhet në reagimin e Komisionit të BE-së.
Zëdhënësi i Komisionit, Jonathan Todd në Bruksel thotë se çdo kufizim i mundësisë së punësimit në vendet sipas dëshirës duhet të bëhet vetëm me ndryshimin e Marrëveshjeve të BE-së, të ratifikuara nga të gjitha vendet.
Sic raporton DW, Komisioni i BE-së ka nënvizuar se në tetor është bërë publik një studim, ku shihet qartë, se vendet si Britania e Madhe, apo Gjermania kanë përfituar nga zgjerimi i BE-së në vitin 2004, sepse nga vendet e reja kanë ardhur shumë ekspertë të domosdoshëm.
Për mbingarkesën e sistemeve sociale të këtyre vendeve nuk mund të bëhet fjalë.
Nga ana tjetër kryeministri Cameron kërkon t’i shkurtojë shtesat për fëmijë për të ardhurit nga vendet e tjera dhe të kufizojë shërbimet shëndetësore pa pagesë.
Emigrantët po e ngarkojnë tepër shoqërinë britanike, pohon Cameron.
Komisioni i BE-së në Bruksel nuk e konteston faktin që në disa rajone ka pasur probleme dhe kanë ardhur tepër të huaj të varfër nga vendet e BE.
Ngarkesa të mëdha ka pasur për shembull në qytetet gjermane Duizburg, Dortmund, apo Berlin. Zëdhënësi i Komisionit të BE-së ka kërkuar nga vendet anëtare që të zgjidhen këto probleme, por që të mos kufizohet liria e lëvizjes së punëtorëve në përgjithësi.
Ligjet e reja, apo ashpërsimi i rregullave nuk janë të domosdoshme.
Rregullat janë përcaktuar dhe janë konfirmuar në vitin 2008. Vendet anëtare kanë mundësi që t’i largojnë qytetarët e vendeve të tjera, në qoftë se brenda tre muajve nuk gjejnë ndonjë punë dhe nuk mund të financohen nga puna e tyre.
Disa vende anëtare si Gjermania u garantojnë imigrantëve ndihma sociale, si shtesat për fëmijë, të cilat nuk parashikohen me ligjet për lirinë e lëvizjes së punëtorëve.
Disa gjykata në Gjermani u kanë mundësuar imigrantëve edhe ndihma sociale për jetë, si për shembull me programin “Hartz 4”.
Me kërkesë të Gjykatës Sociale Federale të Gjermanisë në Luksemburg do të vendosë Gjykata Evropiane, nëse këto rregulla janë në harmoni me të drejtën e BE-së.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht










