Bota
IRA e Re merr përgjegjësinë për vrasjen e gazetares Lyra McKee
Grupi i ashtuquajtur IRA e Re e pranoi përgjegjësinë për vrasjen e gazetares Lyra McKee në Irlandën e Veriut.
Përmes një deklarate, grupi tha se kërkon “falje të sinqertë” për familjen dhe miqtë e saj.
McKee, 29 vjeçe, u qëllua në kokë të enjten e kaluar, derisa mbulonte disa trazira në qytetin Londonderi, transmeton “REL”.
Grupi i disidentëve republikanë IRA e Re besohet të jetë formuar midis viteve 2011-2012, përcjell albinfo.ch.
Ai e kundërshton marrëveshjen e nënshkruar në të Premten e Madhe të vitit 1998, me të cilën grupi IRA, apo Ushtria Republikane Irlandeze, ka pranuar një zgjidhje politike, pas dhunës disavjeçare në Irlandën e Veriut.
IRA ka luftuar për fundin e sundimit britanik në Irlandën e Veriut dhe ribashkimin e Irlandës.
Marrëveshja e së Premtes së Madhe ka qenë rezultat i negociatave intensive që kanë përfshirë qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Irlandës së Veriut. IRA e Re thuhet se lidhet me katër vrasje.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












