Kosova
Institucionet: Nuk ka rrezik nga personat e kthyer nga Siria
Disa prej grave të kthyera nga Siria dyshohet se luftuan krah grupeve terroriste në zonën e luftës.
Të hënën disa prej tyre janë marrë në pyetje nga hetuesia për aktivitetet e tyre në Siri, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Të kthyerit nga ky vend nuk do të lejohen të largohen nga Qendra për Azil, pa vendim të Gjykatës.
Ministri i Drejtësisë ka konfirmuar se kthimi i tyre u bë me aeroplan ushtarak amerikan.
KTV-ja e ka siguruar dokumentin që tregon që avioni ushtarak amerikan “US Air Force” i ka kthyer kosovarët nga baza ushtarake ajrore ‘Ali Al Salem’ nga Kuvajti, 30 kilometra larg kufirit me Irakun.
Njëra prej 32 grave të kthyera nga Siria, që dyshohet se ishte pjesëmarrëse në grupet terroriste, është marrë të hënën në pyetje nga hetues policorë.
Edhe gjatë së hënës familjarët vizituan të afërmit e tyre që janë duke qëndruar në Qendrën e Azilkërkuesve në Vranidoll.
Disa të tjerë shkuan aty me shpresën se do të vënë kontakt me familjarët e tyre.
Të premten në mesnatë janë kthyer 110 kosovarë nga Siria, në mesin e tyre 74 fëmijë, e prej tyre ka që i kanë humbur të dy prindërit në luftë.
Tashmë katër burrave u është caktuar masa paraburgim për pjesëmarrje në grup terrorist dhe në ushtri apo polici të huaj.
Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se në zonën e konfliktit në Siri vazhdojnë të jenë 30 luftëtarë kosovarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













