Kryeqyteti i Sri Lankës, Colombo, është goditur nga një sulm i ri, në një hotel afër kopshtit nacional zoologjik, duke vrarë së paku dy njerëz, thotë policia vendase.
Ky sulm është i shati me radhë pas një serie sulmesh në mëngjesin e së dielës që në cak kishin hotelet luksoze dhe kishat.
100 të vrarë dhe 500 të plagosur nga sulmet në 3 kisha dhe 3 hotele në Sri Lanka
Deri më tani janë vrarë së paku 156 persona dhe janë plagosur më shumë se 400 gjatë shërbimeve të Pashkëve.
Por, mediat e huaja shkruajnë se edhe ka ndodhur edhe sulmi i tetë, përcjell albinfo.ch.
Sulmi i tetë u raportua nga agjencia AFP duke cituar policinë e Sri Lankës.
Detajet nga sulmet në Sri Lankë, edhe turistët në mesin e viktimave
Rritet numri i viktimave në Sri Lankë, ende nuk dihen motivet