Bota
Gjermania, prodhuesi më i madh i çokollatës në BE
Zvicra është simboli i çokollatave dhe gjithmonë thuhet të jetë një mbretëreshë kur është fjala për çokollata.
Çokollata të njohura që vijnë nga aty janë pa dyshim një nga më të mirat dhe më të shijshmet, por kur bëhet fjalë për prodhimin e çokollatës, Gjermania mbetet lider, përcjell albinfo.ch.
Bashkimi Evropian në vitin 2017 prodhoi rreth 4 milionë tonë çokollata, me vlerë 18.3 miliardë euro, tha Eurostat. Vëzhguar nga shtetet anëtare, shumica e çokollatave janë prodhuar në Gjermani, deri në 1.3 milion tonë, duke përfaqësuar 32% të prodhimit total të çokollatës së BE-së.
Vendi i dytë i takon Italisë me një prodhim prej 0.7 milion tonë, ose 18% të prodhimit total të çokollatës në BE, e ndjekur nga Franca dhe Holanda me 0.4 milion tonë, ose nëntë për qind të prodhimit të përgjithshëm.
Pastaj vjen Britania e Madhe me 0.3% milion tonë, ose shtatë për qind të prodhimit të përgjithshëm dhe Belgjika me 0.3% milion tonë, ose gjashtë për qind të aksioneve.
Polonia me një prodhim prej 0.2 milion tonë ka një pjesëmarrje prej gjashtë për qind në prodhimin total të çokollatës, e ndjekur nga Spanja me 0.1 milion tonë dhe katër për qind në prodhimin e përgjithshëm.
Këto tetë vende të BE-së prodhuan mbi 90% të prodhimit të përgjithshëm të çokollatës në BE më 2017.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












