Shqipëria
Mediat e huaja, shkrime të veçanta për Shqipërinë turistike
Shqipëria është pjesë e destinacioneve që duhet të vizitohen gjatë 2019 në listat e mediave dhe blogjeve të huaja të udhëtimit.
Në harkun kohor të 7 ditëve, “Lonely Planet”, “Who” dhe ” Il sole 24 ore” i kanë kushtuar Shqipërisë artikuj që e përshkruajnë atë si vendi me bukuri marramendëse natyrore, me histori e tradita për t’u njohur, me mikpritjen dhe buzëqeshjen për të mos u humbur.
Një shkrim i veçantë i kushtohet dhe agroturizmit, një atraksion i shtuar që po zhvillohet falë investimeve dhe politikave zhvilluese të qeverisë, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
LONELY PLANET: SHKONI DHE SHIKONI SHQIPËRINË E PAEKSPLORUAR!
”Turistët që e duan kulturën autentike dhe ushqimin vendas, së shpejti do të kenë një mundësi për të zgjedhur një shumëllojshmëri vendesh në Shqipëri dhe, për më tepër, për t’i shijuar të dyja këto karakteristika së bashku. Nga data 8 deri më 10 maj, një koleksion prej gjashtë fermash të reja agroturizmi do t’u hapin dyert vizitorëve për një tërheqje turistike triditore në fshatrat e bukur dhe malorë të vendit.
Si pjesë e projektit “AgroTourism Albania”, kjo tërheqje turistike do të fokusojë fermat që kanë punuar shumë për të zhvendosur aftësitë e tyre nga bujqësia në turizëm duke ofruar eksperienca autentike, ushqime të shkëlqyera, kurse gatimi dhe akomodim në bujtina, të gjitha këto duke e parë Shqipërinë në shijen e saj natyrale”.
“Il SOLE 24 ORE”: SHQIPËRIA, DESTINACIONI I DËSHIRUAR NË ÇDO STINË!
”Me 300 ditë me diell në vit, Shqipëria paraqitet si destinacion i dëshiruar në të gjitha stinët “Në të vërtetë, pa nxehtësinë e verës, mund t’i vlerësoni më mirë qytetet në brendësi të vendit dhe zonat arkeologjike me të cilat është i mbushur Vendi i Shqiponjave…. Ajo që perceptohet sot është një dëshirë e madhe për të promovuar bukuritë dhe vlerat kombëtare përmes turizmit, para së gjithash mikpritjen dhe bujarinë”.
“WHO”: SHQIPËRIA, NDËR VENDET MË TË MIRA PËR NJË VERË EUROPIANE
“Mund të mos jetë e njohur si vendet e tjera, por ky vend i bukur në jug të Europës meriton të njihet si një nga destinacionet që nuk duhet humbur për vitin 2019. Më ekonomike se Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ka peizazhe të jashtëzakonshme malore, plazhe dhe qytete pa turma. Fshati i vogël i Ksamilit, përgjatë bregut jugor shqiptar pranë Sarandës dhe Korfuzit, ka disa nga plazhet më spektakolare të Europës, një bollëk të peshkut të freskët dhe ndodhet në distancë të shkurtër prej dy vendeve të ndryshme të trashëgimisë UNESCO: Butrinti dhe Gjirokastra“.
THE FEELING REMAINS: VIZITOJENI MENJËHERË SHQIPËRINË!
”Qëndrova në Shqipëri për gati dy muaj, sepse ky vend është fantastik dhe njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm dhe të ndihmojnë! Për më tepër, Shqipëria është jashtëzakonisht e bukur! Ky vend është bërë një prej vendeve të mia të preferuara dhe është një destinacion ku sigurisht që do të kthehem. Provojeni vetë para se të tjerët të kuptojnë se sa magjik dhe i paprekur është ky vend”.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













