Shkurt.ch
Në Zvicër, barnat dyfish më të shtrenjta se jashtë saj
Krahasimi është bërë duke pasur për bazë çmimet nga fabrika në Zvicër me ato në Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Finlandë, Britani të Madhe, Holandë, Austri dhe Suedi
Barnat “generika” (kështu quhen barnat që nuk kanë “brand” të njohur por kanë përbërje të përafërt me brandet e licencuara) në Zvicër janë pothuaj dy fish më të shtrenjta se jashtë vendit. Këtë e tregon një studim i realizuar nga Federta e Arkave Shëndetësore të Zvicrës Santesuisse dhe federata e farmacistëve Interpharma, shkruan srf.ch.
Megjithatë, në krahasim me një vit më parë është shënuar një ulje e dallimit në çmim, nga 52 në 48%, transmeton albinfo.ch. Ulje e lehtë sa i përket dallimit në lartësinë e çmimeve është shënuar edhe te preparatet origjinale të shqyrtuara në këtë studim.
Medikamentet me patentë të mbrojtur janë rreth 7 për qind më shtrenjt se në vendet tjera të krahasueshme. Para një viti ato ishin 9% më të shtrenjta.
Arsyet për uljen e dallimit në çmime janë, sipas komunikatës së dy federatave të përmendura, veç tjerash zhvillimet në kursin e këmbimit të valutave si dhe vlerësimet e çmimeve të bëra nga Zyra Federale për Shëndetësi.
Përmes uljes së përmendur të çmimeve në vitet 2017/2018 janë kursyer rreth 325 milionë franga.
Ky krahasim çmimesh është bërë sivjet për të dhjetin vit me radhë, përcjell albinfo.ch. Krahasimi është bërë duke pasur për bazë çmimet nga fabrika në Zvicër me ato në Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Finlandë, Britani të Madhe, Holandë, Austri dhe Suedi. Bëhet fjalë si për çmimet e medikamenteve të mbrojtura me patentë, pastaj ato me patentë të skaduar dhe për “generika”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











