Kosova
Nis ndërtimi i “Shtëpisë Muze”, në vendin ku serbët vranë 23 civilë shqiptarë
Komuna e Mitrovicës, bashkë me OJQ-të “Zëri i Prindërve”, sot në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës vunë gurthemelin e “Shtëpisë Muze”, vendin ku para dy dekadash forcat serbe vranë 23 qytetarë shqiptarë të pafajshëm të kësaj lagje.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme lokale e qendrore, familjarë të viktimave, si dhe shumë qytetarë.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se muaji prill ka qenë çdoherë muaj i përkujtimeve më të vështira për Kosovën.
“Sot e çdoherë do t’i kujtojmë njerëzit, të cilët me të vërtetë kanë qenë njerëzit më të devotshëm të këtij vendi, duke falënderuar UÇK-në dhe njerëzit të cilët na kanë ndihmuar që sot të jemi të lirë këtu në Kosovën, të cilën e kemi paguar shumë herë më shumë sesa ka pasur nevojë. Ky muaj ka qenë çdoherë muaj i përkujtimeve më të vështira të vendit tonë… Ne sot do të bëjmë edhe fillimin e muzeut ku unë kam premtuar se do të jetë kjo pjesë këtu për arsye se ua kemi borxh këtyre njerëzve që të vinë dhe të tjerët të shohin këtë makabër, e cila ka ndodhur duke iu falënderuar edhe qeverisë së Kosovës”, ka thënë Bahtiri, shkruan Kosovapress, përcjell albinfo.ch.
Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit për personat e pagjetur, ka bërë të ditur se premtimi për ndërtimin e Shtëpisë Muze u realizua, ndonëse me vonesa për shkaqe administrative.
Sipas tij, kjo shtëpi do të ndërtohet shumë shpejt, dhe do të marrë pamje ashtu siç e meritojnë të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit.
“Ne kemi premtuar se këtu do të restaurojmë një muze çfarë na ka hije neve si qytetarë dhe Kosovë. Nuk kemi arritur që me kohë t’i kryejmë punët për shkaqe administrative kemi shkuar shkurt me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Haradinaj, mjetet janë ndarë siç e tha kryetari i Mitrovicës dhe unë po shpresoj që shumë shpejt kjo gjithçka do të ndryshojë dhe do ta marr formën siç na ka hije dhe siç e meritojnë të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit… Jemi të gatshëm çdo moment të jemi me ju për të gjitha problemet e juaja… Mbajuni krenarë, e keni mbështetjen e Qeverisë së Kosovës”, theksoi Lluka.
Ndërkaq, Bajram Çerkini, kryetar i Shoqatës të të pagjeturve në Mitrovicë, tha se lotët e këtij vendi këtu janë të veçantë, derisa u shpreh i pakënaqur me drejtësinë për mos kapjen e autorëve të këtij krimi.
“Lotët e këtij vendi janë të veçantë në Kosovë, sepse të shohim ku janë kriminelët, ata ksajde sillen, këtu janë, na shikojnë për dritare, qeshin me neve, ndërsa ne çka kemi bërë”, sqaroi Çerkini.
Në anën tjetër, ideatori i ‘Shtëpisë Muze’ dhe banor i lagjes së ‘boshnjakëve’, Fevzi Beqiri, duke kërkuar nga qeveria përkujdesje më të madhe për veriun, ka ftuar prokurorinë që të hulumtoj këtë rast dhe të arrestoj kriminelët.
“Ftoj Prokurorinë e Shtetit që të zgjohet nga gjumi dhe ta gjurmojë këtë rast të gjenocidit serbomadh në këtë pjesë të atdheut që ende nuk është i lirë… Ftoj Qeverinë e Kosovës ta kthejë kokën nga veriu dhe të ndanë mjete të veçanta për veri”, ka thënë ai.
Ndryshe, në ditën e sotme para 20 vjetëve, në shtëpinë e Mustafë Sahitit, vendi në të cilin ndodhi masakra që pas luftës u shndërrua në Shtëpi Muze, forcat serbe pasi kishin mbledhur rreth 80 civilë shqiptarë, kishin nisur torturimin, duke vrarë 23 prej tyre në gjithë lagjen.
E-Diaspora
-
Ftesë për mbrëmjen e prindërve: Së bashku për fëmijët tanë Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara shpesh kanë shumë pyetje dhe përballen me sfida në... -
Leipzig
“Nyjet e Kohës” hapet në Leipzig: Një mbrëmje arti që bashkon kujtesën, identitetin dhe trashëgiminë -
Në Bernë u mbajt eventi “Kostumet Popullore, Identitet Kombëtar” -
4 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit e kanë gjuhë amtare shqipen -
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj















