Kosova
20 vjet nga rënia e Heroit të Kombit, Agim Ramadani
Sot bëhen 20 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.
Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 20-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Agim Ramadani.
Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ se kujton me prioritet të lartë heroin e betejës së Koshares dhe luftëtarin, i cili udhëhoqi betejën për ta shembur kufirin mes shqiptarëve dhe strategun e madh të luftës, Agim Ramadani – Katana.
“Rënia e tij heroike 20 vjet më parë ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj. Shkrimi i plotë i zëvendëskryeministrit:
“Sot kujtojmë me pietet të lartë heroin e betejës së Koshares, luftëtarin i cili udhëhoqi betejën për ta shembur kufirin mes shqiptarëve dhe strategun e madh të luftës, Agim Ramadani – Katana. Rënia e tij heroike 20 vjet më parë ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë. Jeta dhe vepra e Agim Ramadanit u bë burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë. I përjetshëm qoftë kujtimi për komandantin Agim Ramadani. Lavdi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”, ka shkruar Limaj.
Ndryshe, Agim Ramadani u lind në Zhegër të Gjilanit më 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë Ushtarake – drejtimi i komunikacionit, në Zagreb të Kroacisë.
Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare.
Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, te vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht, për të mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ-Katana.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









