Kosova
Rita Ora në Kosovë, u ofron mbështetje të rinjve
UNICEF ka sjellë sot për të rinjtë e vendit këngëtaren me famë botërore, Rita Ora.
Gjatë panelit në kuadër të ngjarjes “Activate Talks” të UNICEF-it, këngëtarja Ora është paraqitur në skenë, nga ku u shpreh e lumtur që gjendet mes të rinjve të vendit nga ajo vjen, duke ofruar mbështetje për të rinjtë, për çka tha se ndihet krenare, shkruan KP, përcjell albinfo.ch.
Ndonëse me famë botërore, Rita Ora u tregua modeste kur para të pranishmëve e nisi fjalën e saj duke thënë: “Jam Rita”, teksa bëri një foto të përbashkët me audiencën në sallë.
Në kuadër të kësaj ngjarje vjetore të UNICEF-it, shumë të rinj prezantuan projektet që kanë realizuar në kuadër të programit Up-shift. Ndërsa, për të inspiruar të rinjtë, aty u mbajt edhe një panel diskutimi me ambasadorë dhe përfaqësues të institucioneve vendore.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se dëshirojnë të shohin që të rinjtë të udhëheqin me vendin, përcjell albinfo.ch.
Për të motivuar ata se mund të bëjnë ndryshime, Apostolova kujtoi se edhe vetë vjen nga një shtet që dikur nuk ishte i zhvilluar, duke thënë se ishin pikërisht studentët ata që bënë revolucionin.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










