E-Diaspora
Kërkohet rishikim i dënimit me burg të përjetshëm për vrasje nga gjakmarrja
Pritet që nga fundi i vitit aktet procesi rreth këtij krimi të rifillojë në instancën e re, më të lartë, në Gjykatën Federale të Gjermanisë

Të mërkurën e kaluar, para një jave, Gjykata e Landit të Baden Württemberg-ut në Ulm i ka shqiptuar dënimin me burg të përjetshëm një shtetasi shqiptar. Ai akuzohej vrasjen e kryer dy vite më parë nga hakmarrja të një bashkatdhetari të tij, të ciliun pastaj e kishte hedhur në liqenin e afërm, për të fshehur krimin.
Por, mbrojtja e të dënuarit për vrasje të rëndë ka vendosur ta atakojë këtë vendim gjyqësor, shkruan schwäbische.de. Kërkesën për rishikim të vendimit, mbrojtja e kishte paralajmëruar edhe në ditën e fundit të procesit, transmeton albinfo.ch. Tashti këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i gjykatës, Andreas Sengler: “Mbrojtja kërkon rishikim, kështu që i akuzuari vazhdoin të mbahet në burgun për hetime”.
Kështu, Gjykata Federale tash do të merret me rastin dhe të sqarojë se kush në të vërtetë është përgjegjës për vrasjen e 19 vjeçarit në liqenin afër Etbach-ut. Mbrojtja supozon se bëhet fjalë për një person të tretë.
Vendimi gjyqësor gjegjësisht dënimi me heqje të përjesthme të lirisë nuk është bërë ende i plotfuqishëm. Pritet që nga fundi i vitit aktet procesi rreth këtij krimi të rifillojë në instancën e re, më të lartë, në Gjykatën Federale të Gjermanisë.
Rasti i vrasjes së rëndë qe bërë veçanërisht i njohur për mënyrën në të cilën është kryer: djali 19-vjeçar, sipas aktakuzës, në prill të vitit 2017 qe joshur drejt liqenit Röslesee afër Erbach-ut për të bërë gjioja një pazar droge., transmeton albinfo.ch Kur kishte shkruar atje, personi 47 vjeçar tashmë i dënuar e kishte goditur disa herë me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar kështu vdekjen, përcjell albinfo.ch. Pastaj ai e kishte paketuar kufomën me një folie dhe ia kishte lidhur një copë betoni për t`u fundosur më lehtë.
Kufoma kishte dalë mbi sipërfaqen e ujit rreth dy muaj më pas, kur e kishte gjetur rastësisht një peshkatar.
“I akuzuari ka vepruar tradhtisht dhe i shtyrë nga motive të ulëta”, ka thënë gjyqtari në arsyetimin e vendimit gjyqësor. Duke vendosur për burg të përjetshëm, gjykata ka ndjekur kërkesën e prokurorisë. Nga ana tjetër, avokati i të akuzuarit kishte kërkuar 4 vjet e gjysmë heqje lirie për klientin e vet, duke thënë se ai ka kryer vetëm shërbime ndihmëse për vrasësin e vërtetë me emrin “Don”, i cili është arratisur.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri