Turizëm
Efekti Brexit: Ku i kalojnë pushimet britanikët
Pasiguria rreth Brexit qartazi ka ndikuar shumë në planet e udhëtarëve për pushime, pasi situata e krijuar ka frenuar lëvizjet e britanikëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian, duke bërë që t’i Turqisë për të kaluar pushimet verore.
Sipas “ForwardKeys”, e cila analizon të dhënat ajrore të regjistruara nëpërmjet GDP-së, rezervimet për pushimet e verës nga Mbretëria e Bashkuar në vendet e Bashkimit Evropian janë 4.6% më pak se një vit më parë.
“Rezervimet e BE-së në Mbretërinë e Bashkuar u ngadalësuar ndeshëm në tremujorin e parë të këtij vitit”, tha Oliver Ponti, nënkryetar i ForwardKeys, ndërsa vuri gjithashtu në dukje se destinacionet kryesore evropiane janë goditur rëndë nga rënia e kërkesës në Mbretërinë e Bashkuar.
Analizat e fundit tregojnë një rritje prej rreth 14% në rezervimet e udhëtarëve britanikë në vendet jo-evropiane, duke kthyer në destinacione të preferuara Turqinë dhe Tunizinë, transmeton ‘Scan’.
Sipas ekspertëve, kërkesa e Turqisë është madje 31% më shumë se vitin e kaluar. Egjipti dhe Xhamajka po ashtu renditen në listën e destiancionet e tjera të preferuara për britanikët, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht se rezervimet e biletave ajrore nga vendet e BE-së drejt Britanisë kanë rënë ndjeshëm, kjo e fundit me sa duket vijon të mbetet sërish një destinacion mjaft atraktiv dhe i preferuar gjatë periudhës së Pashkëve. Vendet kryesore me numri më të lartë të rezervimeve përgjatë kësaj periudhe janë Gjermani, Holanda, Franca, Suedi, Spanja dhe Italia.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















