CH-Ballkani
Shtetet me më shumë aksidente në Evropë
Edhe në vendet si Danimarka, Irlanda dhe Norvegjia, numri i aksidenteve me humbje jete për 1 milionë banorë ishte nga 30-32
Ndonëse aksidentet rrugore me pasojë humbjen e jetës kanë qenë në rënie, Shqipëria renditet e shtata në Evropë për numrin më të lartë të tyre.
Në 2018-n raporti i aksidenteve me pasojë jetën në Shqipëri ishte 75 për 1 milionë banorë, sipas përllogaritjeve të Monitor bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT.
Në raport me vendet e Bashkimit Evropian, Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të lartë, së bashku me Maqedoninë e cila për vitin që lamë pas shënoi rritje të aksidenteve fatale, përcjell albinfo.ch.
Sipas Eurostat, Rumania është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për shkak të aksidenteve rrugore për 1 milionë banorë, ndonëse ky raport u ul me 4 për qind në krahasim me një vit më parë.
Në vend të dytë renditet Bullgaria me 88 vdekje për 1 milionë banorë. Edhe në Bullgari aksidentet fatale ranë me 9%. Në vend të tretë renditet Maqedonia, me rreth 80 vdekje/ 1 milion banorë, ku ishin rritur me 11%. Po ashtu, në krye të klasifikimit renditet Letonia, me 78 vdekje/1 milion banorë, Kroacia me 77 dhe Polonia me 76.
Serbia renditet në vend të tetë pas Shqipërisë, ku në 2018-n atje raporti ishte 69 vdekje për 1 milionë banorë, rreth 7% më pak krahasuar me një vit më parë, raporton “Monitor”.
Bazuar në këtë renditje është e dukshme se rrugët në Evropën Lindore janë më të rrezikshme në krahasim me pjesën tjetër të kontinentit evropian.
Për 2018-n Mbretëria e Bashkuar shënoi vendin me numrin më të ulët të vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore, me 28 vdekje për çdo 1 milionë banorë, rreth 2.6 herë më pak se në Shqipëri.
Edhe në vendet si Danimarka, Irlanda dhe Norvegjia, numri i aksidenteve me humbje jete për 1 milionë banorë ishte nga 30-32.
Në të gjithë Bashkimin Evropian sipas Eurostat numri i vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore për 1 milion banorë ishte 49. Për fat të mirë numri i tyre ka qenë në rënie, ku në krahasim me 1 vit më parë ishin 1% më pak, ndërsa nga 2010, vdekjes si pasojë e aksidenteve rrugore ranë me 21%.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë












