CH-Ballkani
Familja nga Vitia e fal gjakun e 19-vjeçarit që humbi jetën aksidentalisht
(Foto ilustrim)
Një aksident mes një veture dhe një motoçiklete, në mbrëmjen e së martës së dy prillit në fshatin Dobresh të Vitisë, ka qenë fatal për një 19-vjeçar.
Tashmë, kur kanë kaluar disa ditë nga aksidenti, kanë njoftuar se familja Misini kanë thënë se ia kanë falur gjakun familjes Bajrami nga Smira e Vitisë, përcjell albinfo.ch.
“Sonte në xhaminë e fshatit Drobesh, familja Misini i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Bajrami nga Smira e Vitisë, duke falur gjakun e djalit të tyre. Një anëtar i kësaj të fundit, në natën e 2 prillit të këtij viti, duke lëvizur në relacionin Smirë-Viti, me të arritur te rruga e fshatit Drobesh afër vendkalimit të këmbësorëve godet motoçikletën që po e drejtonte 19-vjeçari, goditje kjo që për të riun ishe fatale”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













