Turizëm
Mbi 200 kompani turistike nga rajoni mblidhen në Shqipëri
“Le ta zbulojmë Shqipërinë përmes aventurës” është thirrja që iu drejtohet vizitorëve në hyrje të panairit
Në Tiranë ka filluar edicioni i tretë i Panarit Ndërkombëtar të Turizmit, që ka bërë bashkë kompani turistike nga vende të ndryshme të rajonit, shkruan albinfo.ch.
“Le ta zbulojmë Shqipërinë përmes aventurës” është thirrja që iu drejtohet vizitorëve në hyrje të panairit.
Por ata do të kenë mundësinë të zbulojnë më shumë se sa Shqipërinë, sepse në këtë panair po prezentohen mbi 200 kompani turistike nga mbarë rajoni.
Ky panair, që organizohet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, mëton të promovojë turizmin në Shqipëri por edhe të vendeve të tjera të rajonit, duke mundësuar bashkëpunim mes kompanive të ndryshme.
E përmes paketave të ndryshme turistike, këto kompani po prezentojnë edhe vlerat kulturore të vendeve prej nga operojnë. Po ashtu po promovohen edhe produkte ushqimore të vendeve përkatëse.
Në kuadër të këtij organizimi janë mbajtur edhe punëtori e masterklasa, kanë njoftuar organizatorët.
Në këtë panair po prezentohet edhe Kosova, me 26 kompani, përmes Shoqatës së Turizmit Alternativë të Kosovës (KATA).
“Sikur edhe vitet e kaluara, Kosova po prezentohet me 26 kompani turistike dhe hoteliere. Falë organizimit nga Shoqata e Turizmit KATA, kontributit të bizneseve dhe SwissContact-PPSE, arritëm që edhe këtë vit të prezentojmë potencialet turistike dhe ofertat për Kosovën, të përpiluara nga agjensionet turistike”, ka njoftuar kryetari i KATA-s, Baki Hoti.
Në këtë panair është prezenatuar edhe magazina e palformës albinfo.ch në Zvicër „Shqipëria përtej bregdetit“, ku shkruhej gjerë e gjatë, me një laramani temash, për turizmin në Shqipëri, në veçanti turizmin malor, kulturor e kulinarik.


Pjesë e panairit ka qenë edhe “RisiAlbania”, projekt përmes së cilit synohet krijimi i vendeve të punës dhe mundësive të punësimit për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç.
Përndryshe, “RisiAlbania” është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që implementohet bashkë me “Helvetas and Partners Albania” në bashkëpunim me zyrën e Zëvendëskryeministrit në Shqipëri.
Edicioni i sivjetshëm i panairit do të zgjasë deri më datën 6 prill 2019.
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, pos AKT-së, mbështetet nga organizata “Visit Albania”, Ambasada Italiane në Shqipëri, Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Natura 2000 dhe Prestige Resort./Albinfo.ch/



albinfo.ch


Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht














