Kosova
Pejanët kërkojnë investime në Grykën e Rugovës
Qytetarët e Pjesës e kanë kundërshtuar vendosjen e laurës në hyrje të Grykës së Rugovës, që ishte tentuar të vendoset nga Ministria e Mjedisit.
Aty, kompania kontraktuese kishte dërguar materialin për vendosjen e Laurës një ditë më parë, por pasdite, një grup qytetarësh të revoltuar kanë shkatërruar materialin fillestar që kap vlerën rreth 1 mijë euro.
Qytetarët kanë thënë se ata nuk janë konsultuar fare për këtë veprim nga institucionet e vendit.
“Infrastruktura dhe investimet në Rugovë janë zero, ndërsa të bëhet me pagesë është absolutisht e papranueshme. Të gjithë mirëmbajtjen, ruajtjen dhe investimet në këtë zonë i kanë bërë banorët e kësaj zone dhe bizneset private. Qytetari aktive për t’i ndalur keqmenaxhimet e institucioneve”, kanë thënë qytetarët.
Ndërsa drejtori i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina, ka thënë se vendosja e kësaj laure ka për qëllim ruajtjen e pyjeve nga shkatërrimi dhe, sipas tij, njëherë nuk do të aplikohet asnjë lloj takse.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore












