Sport
Anglia rezervon gjithë hotelin me 126 dhoma, e lë jashtë Kosovën
Përfaqësueses së Kosovës në futboll mund t’i prishet rehatia për ndeshjen e 17 nëntorit.
Ajo nuk do të mund të akomodohet në hotelin që e shfrytëzon tash e sa vjet – “Emerald”, që është në periferi të Prishtinës, kur të vijë koha të ndeshet me Anglinë, në kuadër të eliminatoreve për “Euro2020”.
Kjo pasi Federata e Futbollit e Anglisë (FA) tashmë e ka rezervuar hotelin për ditët sa do të qëndrojë në Prishtinë. Ndeshja i takon Grupit A dhe zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Koha Ditore.
Rezervimi nga Federata angleze është konfirmuar edhe nga hoteli në fjalë. Ata kanë thënë se 126 dhomat janë të zëna për kohën sa do të qëndrojë Anglia, përcjell albinfo.ch.
Federata angleze ka bërë rezervimin tetë muaj para zhvillimit të këtij dueli dhe ka kërkuar që asnjë mysafir të mos jetë i pranishëm në hotel gjatë kohës së qëndrimit të përfaqësueses së saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” Një artikull kritik dhe motivues për institucionet arsimore të hapësirës gjuhësore e kulturore shqiptare, që ato... -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë -
Ky është programi zyrtar i festivalit “Tri Net Film Fest” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










