Kosova
Kosovë, qindra të vdekur nga aksidentet për dy vjet
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë lidhur me numrin e lartë të aksidenteve të trafikut me fatalitet, ku vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti kanë humbur jetën mbi 20 persona, derisa nga 1 janari i vitit 2017 në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018.
Shkaqet janë të ndryshme, por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë, pasi që nuk respektohen rregullat e përgjithshme në trafik, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet, pasi në shumë vende në Kosovë mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike, thuhet në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, shkruan Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë alarmojnë dhe paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë së banorëve do të jetë enorme, andaj apelon te të gjithë qytetarët të kenë shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, pasi automjeti është armë vrasëse që merr viktima të pafajshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











