Kosova
Deputetët gjermanë thonë se kufiri nuk ndryshohet, Haradinaj kërkon vizat
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë të përbashkët me dy deputetët nga Bundestagu gjerman, Peter Bayer dhe Christian Schmidt.
Në këtë takim, Bayer fillimisht ka konfirmuar se është folur edhe për temën e përfolur të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.
“E kemi prekur edhe temën për shkëmbim territoresh që ne e kundërshtojmë në çdo aspekt”, ka thënë Bayer.
Në anën tjetër Schmidt, ka thënë se problemet nuk mund të zgjidhen duke krijuar një problem tjetër, raportojnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
“E ka gabim ai që mendon se do ta zgjidhë problemin me këtë ide, kjo do të krijonte shumë probleme tjera që do ta preknin edhe rajonin në përgjithësi”, ka theksuar Schmidt.
Haradinaj ka thënë se mysafirëve ua ka konfirmuar gatishmërinë për thellim të edhe mëtejmë me Gjermaninë.
“Kanë shpreh interesim për Kosovën dhe rajonin në vazhdimësi. Kemi biseduar për bashkëpunimin bilateral Kosovë-Gjermani që mund të bëjmë shumë më shumë. Shpreha falënderim për procesin e Berlinit, për ta ndihmuar rajonin duke e falënderuar edhe kancelaren Merkel. Ne jemi Kosovë, dëshirojmë të mbetemi Kosovë, dëshirojmë t’i bashkohemi Evropës dhe të udhëtojmë lirshëm pa viza”, u shpreh ai.
Deputetët e Bundestagut, kanë thënë se nuk ndodhen për herë të parë në Kosovë dhe se përveç vizitës zyrtare ndjehen se kanë ardhur te një popull mik.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore













