Bota
Fushatë për ruajtjen e fenomenit natyror të “superlulëzimit”
Pas shirave dimëror, Kalifornia është duke shijuar ditët e para të periudhës së ashtuquajtur “superlulëzimi” i luleve dhe qindra vizitorë kanë vërshuar parkun për të parë fenomenin natyror.
Sidoqoftë, pas fenomenit të vitit 2017, kur shumë vizitorë dëmtuan parkun, kujdestarët e parkut kanë publikuar një listë këshillash se si duhet shmangur dëmtimi i ambientit të bukur.
Kevin Overduin, kujdestar i Parkut Shtetëror, është njëri prej zyrtarëve që para mediave ka treguar se çfarë duhet bërë në parkun Fusha e Antilopave në Kaliforni.
“Mos kaloni telat, kufijtë dhe mos dilni jashtë shtegut. Mos ndiqni gjarpinjtë dhe mos dëmtoni burimet natyrore, vetëm shikoni ato. Arsyeja që po shihni këto rregulla është se bukuritë natyrore të parkut janë duke u zhdukur. Shëtisni, bëni fotografi, por mos bëni një hap jashtë shtegut”, thotë Overduin.
Edhe pse kujdestarët kanë dalë me rregulla, vizitorët përsëri kanë vazhduar me thyerjen e tyre. Disa turistë kaluan telat dhe iu afruan luleve për të shkrepur fotografi. Derisa rojtarët kanë inkurajuar vizitorët që të kënaqen me fenomenin natyror, ata i kanë lutur që të mos gënjejnë për lulet, pasi nëpër rrjete sociale kanë qarkulluar fotografi të turistëve që janë ulur nëpër lule. Përveç kujdesit për mjedisin – rojtarët e kanë bërë këtë lutje, pasi në këto lule fshihet gjarpri me zile që është helmues.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













